Tiranë, i gjendet në banesë drogë, municion luftarak dhe fitila, prangoset 27-vjeçari
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar“Shupali" në Tiranë.
Sekuestrohen 50 kg kanabis, 2 armë gjahu(çifte), municion luftarak, fitila zjarrpërcjellës dhe sende të tjera.
Vihet në pranga një 27-vjeçar, poseduesi ilëndës narkotike dhe i sendeve të kundërligjshme.
"Nëvijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën enarkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nërrugë operative se një 27-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhelëvizte me mjet nga Zall-Bastari në drejtim të Tiranës, shërbimet eKomisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin eNarkotikëve në DVP Tiranë, zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Shupali”,në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: I. Xh., 27 vjeç, banues në Zall-Bastar." - njofton policia.
Në banesën e tij në Zall-Bastar, policia kagjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kg me lëndë tëdyshuar cannabis sativa, 2 armë gjahu (çifte), municion luftarak, fitilazjarrpërcjellës, 1 automjet, 2 aparate celular dhe objekte që përdoren përkultivimin, tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike.
Materialet iu referuan për veprime tëmëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.