Fier, ishte shpallur në kërkim, prangoset 54-vjeçari i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në Fier, i dënuar me4 vite e 8 muaj burg.

Arrestohet në flagrancë një tjetër për prodhim dhe shitje të narkotikëvedhe kultivim të bimëve narkotike.

"Në vijim tëkontrolleve, nga specialistët e Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVPFier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Y. D., 54 vjeç,banues në Fier. Ndalimi i 54-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së ParëFier, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dheshitja e lëndëve narkotike”." - njofton policia.

Po ashtu, policia e Lushnjes, gjatë kontrollit të territorit, në fshatinPlug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëveështë shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje (i dënuar më parë për"Kultivim të bimëve narkotike").

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, ugjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe farabime narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë26-vjeçarin, si edhe proceduan penalisht shtetasin e mitur A. D., pasi ka paturdijeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.