Grumbullimet para spitaleve Covid, familjarët tregojnë eksperiencat për shërbimin
Në oborret e spitaleve, pavarësisht rrezikut tëinfeksioneve grumbullimet nuk mungojnë. Por në spitalet Covid situata bëhetedhe më stresuese, pasi disa qytetarë tregojnë se nuk kanë marr asnjë informacion përtë afërmin e tyre i cili ndodhet i shtruar, por të tjerë vlerësojnë shërbimin.
Spitalet vijojnë tëmbeten një vend grumbullimi për njerëzit.
Dikush nga halli edikush jo.
"Presim për qejf, rezultatin e mirë që ka dalë."
Një pjesë e qytetarëvethonë se të gjitha vizitat janë me planifikim dhe qëndrimi në ambientet ejashtme të spitalit varet prej tyre.
"Dalin ato koordinatoret me lista."
Por nga ana tjetër,spitali “Shefqet Ndroqi” është kthyer në një zonë me siguri të lartë.
Ende edhe sotfamiljarë të të shtruarve qëndrojnë në ambientet e jashtë të tij, painformacion për të afërmin, e të lodhur prej shqetësimeve.
Ata tregojnë jashtëkamerave se prej disa orësh asnjë nuk u përgjigjet, ndërsa të vetmen telefonatënga brenda spitalit e kanë zhvilluar përmes një numri celulari tëpaidentifikuar në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të telefonojnë përsëri.
Por ndryshe tregonkjo zonjë, e cila vlerëson shërbimin në spitalin Covid 2.
E vetmja mënyrë përtë dërguar ushqim te familjarët është kjo dritare.
Aty janë edhe disaletra ku familjarët shkruajnë dhomën e të afërmit të tyre.
"Këtu te kjo dritare vjen një që kanë dërguar përushqimet dhe shkojnë sipas dhomave. Unë për vete jam e kënaqur se thonë se kanëpasur kujdes të mirë."
Në spitalin“Shefqet Ndroqi” u shënuan dy vetëvrasje, ku dy pacientë u hodhën u hodhën ngaballkoni i dhomës ku qëndronin të shtruar.
Por nga ana estafit të spitalit u shprehen ngushëllime për familjarët, ndërsa edhe sotdritaret dhe ballkonet vijojnë të jenë të pasiguruara.