Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Paloka: Prapë me filma ky, në 8 vite qeverisje premtime boshe
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së kryeministritEdi Rama për rihapjen e procesit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se kryeministri Rama në vitin e 8-të të qeverisjes, premton fjalë boshe.
Sipas tij, në realitet shqiptarët janë më të varfër dhe më të pasigurtë semë parë.
Postimi i Palokës në Facebook
Prape me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura. Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasugurtë se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë ndryshim dhe një jetë më të mirë.
Lexo edhe: Rama: Në javën e parë të tetorit rihapet procesi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës