FOTO/ Bashkia e Pogradecit inauguron "urën" e re, plas gallata në rrjet

Edhe faqet humoristike do ti kishin zili numrin e reagimeve dhe komenteve epike që ka marrë faqja zyrtare e Bashkisë Pogradec vetëm me një postim.

Teksa i bënte jehonë "punës së saj kolosale", bashkia u përball me një valë komentesh tallëse.

Bëhet fjalë për një urë në një prej zonave malore të bashkisë Pogradec, e cila sipas vetë bashkisë është ndryshuar totalisht.

Por fotoja që publikon vetë bashkia le shumë për të dëshiruar.

“Ura e Homçanit që lidh fshatin me lagjen Proga dhe shërben si rrugë kalimi për këmbësorët drejt Selcës Sipërme dhe Hoshteçës”, shkruan në postimin e saj bashkia Pogradec.

Por fotoja që shoqëron postimin ka bërë xhiron e rrjetit duke u kthyer në burim humori për qytetarët.

“Imagjinoni se ç’do bëjmë mandatin e tretë”, ishte komenti ironik i Genc Sejkos, ndërsa një qytetar tjetër shkruan: “Mandatin e 3 do i bëjnë në njërën anë barriera mos të bien nga ura vetëm djathtas se majtas i ruan lartmadhnia”. /A.R, OraNews