“Ballkani” mblidhet në Shkodër, koncert me muzikë nga të gjitha vendet e rajonit

Promovimi i dialogut dhe vlerave të përbashkëtaështë mesazhi i një turi koncertesh me muzikë nga të gjitha vendet e Ballkanit.Ndalesa e radhës ishte Shkodra.

Tingujt e bukur tëkëngës shkodrane çelen një koncert ndryshe mbrëmjen e së premtes në zonënmuzeale të Gjuhadolit në Shkodër, pas një rrugëtimi muzikor që preku vendet e Ballkanit.

Artistët e rinj nëndrejtimin e maestro Lorenc Radovanit dhuruan emocione pafund tek të pranishmit,ndërsa mesazhi që ato përcollën ishte ai i promovimit të dialogut dhe nxitjessë vlerave për të jetuar së bashku.

Profesor Radovanikujton traditën që Shkodra ka patur me grupet artistike, e që përmes këtyre tërinjve synohet të rikthehet.

Vokalistja, JozefinaSimoni, e cila bashkë me grupin përformues, rrugëtoi në muzikën e këtyretrevave, tregon se pas pauzës që shkaktoi pandemia, këto duartrokitje ishin tëdomosdoshme për ta.

Artisti nga Kosova,Gent Hoxha, ndonëse i ri në moshë solli instrumentet folklorike, një traditë tëtrashëguar nga të parët e tij.

Me artistët e rinjështë punuar për disa javë radhazi dhe nisma është finalizuar me krijimin egrupit “Arkestra”.