Pse Italia po përballet me më pak raste Covid sesa fqinjët e saj?
Rastet e koronavirusit po rriten në pjesën mëtë madhe të Europës. Franca, Spanja dhe Britania po përballen më një rritje tëndjeshme të rasteve së të infektuarëve.
Mirëpo, disa vende si Italia dhe Gjermania, ende nuk kanë parë njëvalë të dytë të pandemisë, megjithëse edhe numri i tyre po rritet, por shumë mëpak se vendet e tjera.
Në dy javët e kaluara, Italia regjistroi pak mëpak se 35 raste të reja për 100,000banorë, krahasuar me gati 315 në Spanjë dhe 200 në Francë ku numri i njerëzve që rezultojnëpozitiv me Covid-19 tani është pothuajsetre herë më i madh se në muajin gusht.
Italia ishte kombi i parë Europian që u goditnga pandemia e koronavirusit dhe pësoi një nga numrat më të lartë të vdekjve nëbotë. Por mesatarja e rasteve të reja në Itali javën e kaluar ka mbetur nëvetëm nën 1,500 infeksione në ditë. Në Britani, është gati 4,000 në ditë, dhemë shumë se 10,000 në Francë dhe Spanjë.
Për kryeministrin britanik Boris Johnson,arsyeja e rritjes së madhe të infeksioneve në Britani është sepse është një"vend liridashës". Britanikët janë më pak të prirur të ndjekinrregullat e diktuara nga qeveria. Por ai tani po u bën thirrje atyre ta bëjnëkëtë, ku nëse nuk respektojnë masat e vendosura do të përballen me gjobat emajma.
Komentet e Johnson se britanikët janë mëliridashës sesa italianët apo gjermanët nxitën zemërimin në Itali.
“Italianët gjithashtu e duan lirinë, por ne tregojmë edhe kujdes ”-tha Presidenti Italian Sergio Mattarella.
Por shumë zyrtarë të shëndetit publik dheekspertë të sëmundjeve infektive thonë se në fakt ka pak prova që italianët ose gjermanët kanë qenëduke respektuar rregullat e mbajtjes së maskave.
Shpërfillja për rregullat e pandemisë ishte edukshme në mesin e të rinjve italianë këtë verë.
Ekspertë të tjerë nuk pajtohen dhe mbajnëpajtueshmërinë vullnetare ka qenë më e lartë në Itali se shumë vende të tjeraeuropiane, veçanërisht në qytete të mëdha në veri të vendit, të cilat u goditënveçanërisht nga pandemia në fillim të vitit.
Sido që të jetë, policia italiane është egatshme të zbatojë rregullat më rigorozisht se sa homologët e saj në Britani,të cilët kanë hezituar ta bëjnë këtë me arsyetimin se nuk kanë fuqi punëtore.
Të hënën, Ministria e Brendshme e Italisënjoftoi se policia kishte kryer më shumë se 50,000 kontrolle në të gjithëvendin për njerëzit për t'u siguruar që ata ishin duke respektuar rregullat dhevizitoi gati 5,000 biznese për të siguruar përputhjen me protokollet pandemike.
Më shumë se 200 njerëz u gjobitën nga policiapër mosrespektim dhe tre kompani u urdhëruan të mbyllen.