Trump hedh dyshime për manipulim të zgjedhjeve përmes fletëvotimeve postare
Presidenti i SHBA Donald Trump po vazhdon tëhedhë dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve kombëtare, duke shprehurshqetësimin për mashtrim të mundshëm me fletëvotimet postare, një skenar qëshumë zyrtarë thonë se po mbingarkohet shumë.
"Ne duam të sigurohemi që zgjedhjet janë të ndershme dhe nuk jam i sigurt që mund të jenë", -u tha Trump gazetarëve të enjten në Shtëpinë e Bardhë.
Trump pretendoi se "shumë fletëvotime ugjetën në një lumë" dhe ata me emrin Trump "u hodhën në një shportëletre mbeturinash".
Sipas zyrws sw Prokurorit tw SH.B.A një numër i vogël i fletëvotimeve ushtarake uhodhën poshtë ku nëntë prej tyre janë rikuperuar pwr t'u hetuar.
"Disa prej atyre fletëve të votimit mund t'i atribuohen votuesve të veçantë dhe disa jo. Nga nëntë fletëvotimet që u hodhën poshtë dhe më pas u rikuperuan, shtatë u hodhën për kandidatin presidencial Donald Trump"-tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë.
Presidenti ka shprehur vazhdimisht shqetësiminnë lidhje me planet nga një numër shtetesh, përfshirë California, Colorado,Hawaii, Nevada, New Jersey, Oregon, Utah, Vermont dhe Washington, për tëdërguar automatikisht fletëvotime me postë te të gjithë banorët e shtetit përzgjedhjet.
"Historikisht, vendi nuk ka parë asnjë lloj përpjekje të koordinuar kombëtare për mashtrim të votuesve në një zgjedhje të madhe, qoftë me postë apo ndryshe"- i tha Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit Christopher Wray ditwn e enjte.
Wray gjithashtu dëshmoi se do të ishte njësfidë e madhe për një kundërshtar për të mashtruar në shkallë të gjerëzgjedhore dhe se ata janw vigjilent ndaj kwrcwnimeve dhe nuk do tolerojnw asnjwgabim.