EMRI/ Pas punës shpërndante drogë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali
Një 33 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gazmend Hazizllari, ka përfunduar në prangat e policisë italiane i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.
Ai ishte kujdestar i një fushe sportive në Pacesso dhe prej kohësh ishte mbajtur nën vëzhgim nga karabinierët.
Mbrëmjen e djeshme lëvizjet e tij u ndoqën që nga mbyllja efushës sportive e deri tek hyrja në rrugët e qytetit, ku shqiptari filloi tëbënte ndalesa të shkurtra para shtëpive. Ai hynte dhe qëndronte disa minuta dhemë pas largohej.
Pas ndalesës së tretë, policia e ndaloi çka u bë nervoz. Në atëmoment, policia ushtroi kontroll personal dhe të automjetit.
E fshehur në xhepin e pantallonave, në një mbështjellëscelofani, u zbulua një substancë narkotike e llojit marijuanë.
Përveç lëndës narkotike, policia gjeti edhe 480 euro nëkartëmonedha të ndryshme.
Për më tepër, fakti që i riu kishte gjithçka që i duhej për tëpaketuar dozat në moment, nxori në pah mënyrën se si e dorëzoi drogën në shtëpiduke e paketuar në vend.
Për më tepër, fakti që i riu kishte gjithçka që i duhej për të paketuar dozat në moment, nxori në pah mënyrën se si e dorëzoi drogën në shtëpi duke e paketuar në vend.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptari arrestohet nga autoritetet italiane.