71-vjeçari terrorizon Elbasanin, dëshmitarja për Ora News: Dy të rinjtë na ranë para këmbëve

Ora News ka mundur të sigurojë njëdëshmitare okulare të ngjarjes që po mban peng Elbasanin dhe gjithë vendin.

Një 71-vjeçar, i identifikuar siLefter Zhidru, është duke qëlluar me armë nga banesa e tij prej disa orësh pasnjë konflikti me bashkëshorten e tij.

Në vendngjarje ndodhen  forca të shumta policie, përfshirë FSHF dheRenea.

“Sapo kam zbrit nga autobusi dhe po ecja për në shtëpi. Eca ca metra, dëgjova të shtënat, As po lëvizja dot. Ishin dy policë, na ndalën. Na futën pas një pallati. Më pas u plagosën para këmbëve tona dy të rinjtë. Ndodhi shumë shpejt”, rrfeu dëshmitarja.

E pyetur se a e njihjte 71-vjeçarindhe si ishte ai në komunitet, vajza tha:

“Me aq sa dëgjova kështu ka qenëgjithmonë por unë nuk e njoh”.

“Nuk arritëlm të shihnim asgjë.Vetëm të shtëna dëgjonim. Në atë moment ka patur shumë njerëz, lokalet ishinplot dhe policia që ishte një makinë para dhe një mbrapa. Kaq kam parë.

U trembëm të gjithë. Disa nuklëviznin fare”, vijoi dëshmitarja.

E pyetur se, a ndjeheni të sigurtë në qytetin e Elbasanit, duke patur parasysh ngjarjet e shumta kriminale të ndodhura në këtë qytet, dëshmitarja tha për Ora News se: “Jo, aspak”.

Forcat policore vijojnë negociatat mer 71-vjeçarin që ky i fundit të dorëzohet por pa sukses. Ndërkohë snajperat e Renea-s janë pozicionuar në zonën përreth. /OraNews