Betohet Evis Kushi, parlamenti miraton 2 dekrete të Metës dhe rrëzon 3 të tjerë
Mazhoranca në parlament ka rrëzuar 3 dekrete të Presidentit Meta dhe ka miratuar 2 të tjera. PS dhe opozita i kanë dhënë 104 vota pro dhe 3 kundër deputetës Evis Kushit për të drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Menjëherë pas votimit ministrja e re është betuar para Presidentit Ilir Meta.
Ndërsa për të shkarkaur parardhësen e saj Besa Shahini nga ky post kanë votuar pro 106 deputetë.
Por ndryshe nga emerimi i minsitres së re të arsimit dhe shkarkimit të Besa Shahinit , mazhoranca nuk është bindur nga argumentat ligjore të Presidentit Ilir Meta.
Ligjet “Për shtetësinë”, “Për pronat e palujtshme” dhe “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” nuk ka marrë dakordësine e PS për t’u rishqyrtuar, duke zgjedhur të rrëzojnë Metën në të tre dekretet.
Ndërsa projektrezoluta për hapjen enegociatave të anëtarësimit në BE dhe miratimin e planit të masave për përmbushjene detyrave të përcaktuara nga këshilli i BE, ka marrë 108 vota pro dhe 2kundër.
Parlamenti është shoqëruar me tensione meskryetarit të Kuvendit dhe deputetit të opozitës Adriatik Alimadhi, çka kadetyruar Gramoz Ruçin të ndërpresë edhe seancen plenare.
Adritatik Alimadhi: ''Nuk mendoj se ish-partisë së punës, partisë kriminale komuniste, sot PS, të na japë ide.''
Gramoz Ruçi: ''Ulu, mos spekulo me rregulloren. Po më the komunist e ballist, jemi ndarë me komunistët e ballistët që në 1944. Unë jam i lumtur me identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Je i përjashtuar nga seanca.''