I dënuar me 10 vjet burg për trafik kanabisi drejt Kosovës, arrestohet mirditori
Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 48-vjeçar të dënuar me 10 vite burg, për veprën penale“Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Operacioni i koduar “Streha e fundit”uzhvillua nga Komisariati Mirditë dhe forca e posaçme "Shqiponjat".
"Si rezultat i këtij operacioni, nëfshatin Perlat i Epër, Mirditë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi ishtetasit Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë".
Ky shtetas ishte shpallur në kërkimpolicor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e kadënuar me 10 vite burg, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve” kryernë bashkëpunim.
Shtetasi Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, nëbashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis nëKosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.