Konispol, breshëri "shkatërron" agrumet
Fshati Xarrë, i njohur për kultivimin e agrumeveishte një prej zonave më të dëmtuara nga stuhia e pazakontë e breshërit qëpërfshiu të Mërkurën Konispolin. Fermerët atje thonë se dëmi arrin deri në 80 %të prodhimit, cka sipas tyre rrezikon ti cojë drejt pamundësisë për të paguarkreditë.
"Dëmtimi shkon mbi 70 % ose 80 % mendoj unë"
"Kishimllogaritur të marrim rreth 150 ton mandarina, tani do të marrim a s'do tëmarrim 50 ton", shprehen femerët.
Vec pjesës që ka rënë në tokë, fermerët thonë se idëmtuar është edhe prodhimi që ka mbetur në pemë.
"Më shumë se gjysma e atyre që janë në pemë do të bien"
"Këto pemë duan mbi 3-4 vjet që të bëjnë një lidhje të kokrrës", tregojnë fermerët.
Këtë vit nukbesojnë se do të arrijnë të dalin në treg dhe për ta kjo do të thotë rrezik përtë falimentuar, pasi investimet thonë se janë me kredi.
"Të gjithe e dimë se kjo zonë nuk u zhvillua dhe tëmbidhen kaq shumë pemë me lëkët e xhepit, jemi me kredi"
"Vetëm në periudhën e vjeljes, mbaj të paktën25-30 punëtorë në ditë. Më duhen të paktën500 mijë lekë që t'i mbledh mandarinat", shprehen fermerët.
Kultura e sigurimit të prodhimit mungon mes fermerëve, ndaj kur ndodhen përballë situata të ngjashme kërkesat për mbështetje i kanë vetëm për qeverinë.
Stuhitë e shiut e breshërit shkaktuan përmbytje dhe problematika në disa zona të vendit.