HEC-et, Meta: Shikoni katastrofën në Valbonë për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Vjosën
Kreu ishtetit, Ilir Meta, ka kërkuar ndalimin e ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosa,duke paralajmëruar se nëse kjo ndodh atëherë jemi përballë katastrofësnatyrore. Duke hequr paralele me Valbonën, Meta u shpreh se turizmi dheekonomia po goditen rëndë nga ndërtimi pa kriter i Hidrocetraleve.
Presidenti Ilir Meta kërkon rishikimin eprojekteve për ndërtimin e Hidrocentraleve në lumin Vjosa.
I pranishëm në tryezën me temë ‘‘E ardhmja eLumit Vjosa’’, Kreu i Shtetit tha se mjafton të shihet çfarë ka ndodhur në Valbonë,për të kuptuar se edhe në lumin Vjosa pritet katastrofë natyrore.
Meta: Çdo qëndrimi kokëfortë nuk do t’i shërbente të mirës së përbashkët të vendit, por njëkohësisht edhe rrugës tonë për në Bashkimin Europian. Mjafton që çdo qytetar i thjeshtë të shkojë e të shikojë se çfarë ka ndodhur për të vënë duart në kokë!Të mbrojmë Vjosën dhe lumenjë e tjera të Shqipërisë përpara se t’i vënë kazmën edhe turizmit, që është një nga alternativat më afatgjata dhe më të mundshme për të kontribuar edhe për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të ndihmuar edhe shumicën e familjeve shqiptare që banojnë në zona të tilla.
Kritik u shpreh edhe me punën kërkimore qëbëhet parara se të ndërtohen Hidrocentralet, të cilat sipas tij kanë shkaktuardhe do të shkaktojnë dëme të pakthyeshme në turizëm dhe ekonomi.
Meta: Shpesh, ato përgatiten në tavolinë, në një mënyrë të nxituar, me shumë pak punë konkrete kërkimore në terren, dhe me shumë papërgjegjshmëri, miratohet ajo që dëshiron qeveria dhe koncesionari.Duket se asnjëherë nuk ka ndodhur që një Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) të kundërshtojë një ndërtim apo një kërkesë për ndërtim, që është jo në përputhje me mbrojtjen e natyrës dhe të shëndetit të njeriut, apo jo në përputhje dhe me opinionin e përparuar vendas dhe ndërkombëtar, si dhe me kërkesat e përsëritura nga Parlamenti Evropian, Konventa e Bernës, dhe institucione të tjera.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Presidentiishte dhe hartimi i raporteve të vlerësimit për ndikimin në mjedis të këtyreveprave.