Shqipëria kandidate për Këshillin e Sigurimit në OKB, Meta thirrje shteteve anëtare: Na mbështesni
Presidenti i Republikës, Ilir Metambajti një fjalim në debatin epërgjithshëm të sesionit të 75-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, metemë "E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuarangazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit – përballja me COVID-19 përmesveprimit tonë të efektshëm shumëpalësh”.
Ai kërkoi më shumë kujdes për grupetshoqërore në nevojë dhe për të rinjtë.
Sipas kreut të shtetit, efektet ekonomike të ndikuara do të ndikojnë që të kemi më shumë të papunë.
"Kriza aktuale kërcënon të ngadalësojë, madje edhe ta kthejë pas përparimin e shënuar nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Bëhet fjalë për rrezikun që iu kanoset sigurisë ushqimore, çrrënjosjes së varfërisë, zhvillimit ekonomik, ndryshimit të klimës dhe barazisë gjinore, duke përkeqësuar dobësitë ekzistuese dhe duke rritur pabarazitë që ekzistojnë në dhe midis vendeve të ndryshme", tha ndër të tjera Meta në fjalën e tij.
Ndërkohë nuk mungoi një thirrje e presidentit të Republikës për shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.
"Shqipëria beson fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale. Ne do të ofrojmë një kontribut proaktiv për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përmes përvojës sonë rajonale, si një faktor kryesor paqeje, stabiliteti dhe sigurie.
Do të ushtrojmënjë qasje aktive, konstruktive dhe të matur, si dhe do të veprojmë mepërgjegjësi për të forcuar multilateralizmin përmes partneriteteve dhebashkëpunimit.
Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjitha shteteve të nderuara të Asamblesë së Përgjithshme që të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë për në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023", u shpreh kreu i shtetit.
Fjala e plotë e presidentit tëRepublikës, Ilir Meta:
“E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që nanevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit –përballja me COVID-19 përmes veprimit tonë të efektshëm shumëpalësh.”
Zoti President i Asamblesë sëPërgjithshme!
Zoti Sekretar i Përgjithshëm!
Të nderuar delegatë!
Ju lutem mëlejoni ta nis fjalën me urimet e ngrohta për Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin eTurqisë, Volkan Bozkir për zgjedhjen e tij në detyrën prestigjioze të Presidentittë Asamblesë së Përgjithshme!
Zoti President,Shqipëria është e nderuar të shërbejë nën udhëheqjen tuaj si Zëvendëspresidenti sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, duke përfaqësuar Grupin eEvropës Lindore.
Përgjatë këtijsesioni historik ju mund të mbështeteni plotësisht në bashkëpunimin dhepartneritetin tonë.
Zoti President,
Kemi pasur shumëarsye për të qenë krenarë gjatë 75 viteve të ekzistencës së Kombeve tëBashkuara. Si rezultat i bashkëpunimit global në kuadrin e OKB-së, ia kemi dalëmbanë të parandalojmë shpërthime të mëdha ushtarake dhe të pakësojmë vuajtjetnjerëzore.
75-vjetori iKombeve të Bashkuara shënon një moment historik dhe duhet të shërbejë si njëkohë reflektimi se si të forcojmë OKB-në dhe ta bëjmë atë edhe më të efektshmenë përballjen dhe zgjidhjen e sfidave të paprecedenta globale, me të cilatpërballen sot shoqëritë tona.
Zoti President,
Pandemia Covid-19 ka zhytur botën në një krizë të thellë shëndetësore dhe ekonomike. Pasojat e saj socialo-ekonomike me siguri që do të vazhdojnë edhe për shumë vite të tjera, me pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë globale.
Kriza aktualekërcënon të ngadalësojë, madje edhe ta kthejë pas përparimin e shënuar ngaObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Bëhet fjalë përrrezikun që iu kanoset sigurisë ushqimore, çrrënjosjes së varfërisë, zhvillimitekonomik, ndryshimit të klimës dhe barazisë gjinore, duke përkeqësuar dobësitëekzistuese dhe duke rritur pabarazitë që ekzistojnë në dhe midis vendeve tëndryshme.
Mënyra se si do tëreagojmë dhe do të përgjigjemi ne do të përcaktojë se sa shpejt do tërimëkëmbet bota, si dhe do të formësojë aftësinë tonë për të arritur dhepërmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe për të menaxhuar sfida tëtjera globale.
Përgjigja globalendaj pandemisë së koronavirusit e ka vënë në provë multilateralizmin si dhe kaekspozuar kufizimet e institucioneve ekzistuese ndërkombëtare. Ajo ka nxjerrënë pah gjithashtu edhe pasojat alarmuese të bashkëpunimit jofunksional botëror.
Pandemia ka theksuarnevojën e njerëzimit për një sistem më të fortë multilateral, bazuar në parimetdhe idealet e mishëruara në Kartën e OKB dhe të drejtën ndërkombëtare.
Kombet eBashkuara duhet të jenë në qendër të një multilateralizmi gjithëpërfshirës dhetë efektshëm, ku organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare, shoqëriacivile, bashkësia e sipërmarrjes dhe grupet e tjera të interesit, të veprojnëpërmes lidhjeve më të ngushta institucionale.
Ne mbështesimfuqimisht në këtë drejtim vizionin dhe axhendën ambicioze të reformave tëSekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Shqipëria është e bindur se njëOrganizatë e reformuar e Kombeve të Bashkuara do të ofrojë një qasje më tëintegruar dhe gjithëpërshirëse për të realizuar Axhendën 2030 dhe për të qenëtë sigurt se askush nuk do të mbetet pas.
Të nderuardelegatë,
Në këto momentekritike ne duhet t’iu përgjigjemi frikës dhe shpresave të njerëzve, të cilëveiu shërbejmë.
Me qëllim që tëzbusim kurbën e pandemisë dhe të parandalojmë një krizë ekonomike globale,duhet të reagojmë në mënyrë kolektive në frymën e bashkimit e të solidaritetit.
Do të dëshirojatë shfrytëzoj këtë rast që të përgëzoja Kombet e Bashkuara për mobilizimin embështetjes me pajisje mbrojtëse dhe pajisje të tjera mjekësore në më shumë se130 vende, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të përshpejtuar kërkimin,gjetjen dhe prodhimin e një vaksine, e cila duhet të jetë e përballueshmefinanciarisht dhe në dispozicion të gjithë njerëzve në mbarë globin.
Zoti President,
2019 ishte njëvit i vështirë për Shqipërinë, sepse u goditëm nga dy tërmete të fuqishme, qëshkaktuan më shumë se 50 të vdekur dhe një miliard dollarë amerikanë dëme.
U jemimirënjohës atyre kombeve mike që na ndihmuan në kohën kur kishim aq shumënevojë, dhe që na ofruan mbështetje financiare dhe materiale gjatë përpjekjevetona të vazhdueshme të rindërtimit.
Ne jemigjithashtu mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë nga Organizata e Kombeve tëBashkuara, që provoi se ishte një partnere e vërtetë.
Agjencitë e saju angazhuan qysh nga dita e parë. Ekspertët e shpëtimit dhe të ndihmës iu futënpunës menjëherë, duke mbështetur autoritetet tona, së bashku me partnerë ngaEvropa dhe vende të tjera.
Më pas upërballëm me goditjen e COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë na ështëgjendur në krah në çdo hap të rrugës dhe veprimeve që ndërmorëm për tapërballuar këtë pandemi. OKB-ja ka hartuar gjithashtu një plan të përgjigjessocialo-ekonomike për të garantuar një veprim të koordinuar në të gjithëhapësirën e saj dhe një mbështetje të efektshme ndaj masave në rang kombëtar.
Shqipëria popunon fort për të arritur synimin global të Kombeve të Bashkuara për të uluremetimet e gazrave dhe efektin serë me 45% në dekadën e ardhshme, si dhe për tëmundësuar zero emetime deri në vitin 2050, në përputhje me Marrëveshjen eParisit të vitit 2016.
Për më tepër, nekemi miratuar Strategjinë për Ndryshimin e Klimës si dhe Planin e Veprimit përZbutjen e emetimeve të gazrave dhe të efektit serë.
Ndërsa Shqipëriapo përpiqet të përdorë plotësisht gjithë potencialin e saj ekonomik, ne i kemipërputhur përparësitë dhe objektivat tona kombëtare me Axhendën e Zhvillimit tëQëndrueshëm 2030, si dhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
Objektiva shumëtë rëndësishme të kësaj Strategjie janë mbrojtja e bashkësive rome dheegjiptiane, e personave me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera potencialishttë të pambrojtura dhe të margjinalizuara.
Kemi shënuar përparim edhe në drejtim të barazisë gjinore, me rritjendita-ditës të numrit të grave që punojnë në institucionet shtetërore si dhe nëadministratën publike.
Zoti President,
Ne duhet t’ukushtojmë vëmendje të veçantë nevojave të grupeve më të rrezikuara, veçanërishtatyre të të rinjve. Efektet ekonomike që rezultojnë nga pandemia do të çojnë nërritjen e numrit të të rinjve të papunë, duke i shtyrë ata të largohen ngavendi i tyre i origjinës.
Padyshim që kyështë një kërcënim global, që prek veçanërisht vendet me ekonomi të dobëta.
Të nderuardelegatë,
Kryesia e Radhëssë OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është një tregues i prekshëm iangazhimit tonë të palëkundur për të promovuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtarepërmes dialogut dhe bashkëpunimit shumëpalësh, në një kohë kur po përjetojmërritjen e tensioneve dhe polarizimit.
Në cilësinë esaj si Kryetare e Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka mbështetur fuqimisht thirrjene Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim global.
Me qëllimvijimin e angazhimit aktiv në dobi të stabilitetit dhe të sigurisë, Shqipëriaka paraqitur kandidaturën e saj për t’u zgjedhur si anëtare jo e përhershme eKëshillit të Sigurimit të OKB-së për mandatin 2022-2023.
Shqipëria besonfort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale. Ne dotë ofrojmë një kontribut proaktiv për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përmespërvojës sonë rajonale, si një faktor kryesor paqeje, stabiliteti dhe sigurie.
Do të ushtrojmënjë qasje aktive, konstruktive dhe të matur, si dhe do të veprojmë mepërgjegjësi për të forcuar multilateralizmin përmes partneriteteve dhebashkëpunimit.
Shfrytëzoj këtërast për t’u bërë thirrje të gjitha shteteve të nderuara të Asamblesë sëPërgjithshme që të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë për në Këshillin eSigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023.
Zoti President,
Në zhvillimet esotme të ndërlikuara dhe të ndërlidhura globale, vende modeste si Shqipëria nukpriten të konkurrojnë me ekonomitë dhe pasuritë e tyre materiale.
Ato mund tëkontribuojnë duke e pasuruar botën me gjithçka që kanë më të çmuar: meidentitetin, historinë, kulturën, traditat dhe vlerat e tyre.
Njëra prejtraditave që vlerësojmë dhe çmojmë më tepër është harmonia e rrallë ndërfetareqë mbizotëron në Shqipëri.
Megjithëseshqiptarët tradicionalisht u përkasin besimeve të ndryshme fetare, ata kanëjetuar paqësisht krah për krah me njëri tjetrin që nga kohë që nuk mbahen mend.Kur vizitoi Shqipërinë në vitin 2014, Papa Françesku e cilësoi atë si“vëllazëria fetare”.
Në bashkëpunimme Departamentin e Shtetit të SHBA-së ne organizuam vjet në Shqipëri njëkonferencë rajonale, me temë “Feja si instrument për paqen”, me synimin për taçuar përpara lirinë e fesë si një çështje themelore e të drejtave të njeriut.
Kjo trashëgimi eçmuar e tolerancës ndërfetare dhe kulturore përcakton se cilët jemi ne si komb.Historia e jashtëzakonshme se si shqiptarët rrezikuan jetën e tyre për tëmbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit është një tregues dheshprehje e jashtëzakonshme e frymës sonë të tolerancës, dhembshurisë dherespektit ndaj të tjerëve.
Shqipëria ështëkrenare që i ofron botës mbarë një mesazh të bashkëjetesës dhe dialogut midisfeve të ndryshme.
Është një mesazhqë mund të shërbejë si një antidot i fuqishëm kundër rritjes së intolerancësdhe ekstremizmit të dhunshëm që minojnë paqen dhe sigurinë.
Të nderuardelegatë,
Anëtarësimi nëBashkimin Evropian vazhdon të jetë objektivi më i rëndësishëm strategjik iShqipërisë.
Në fillim tëkëtij viti mirëpritëm vendimin politik të Këshillit të BE-së për të çelurnegociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Jemi plotësishttë vetëdijshëm se na duhet të përmbushim standardet e kërkuara para se tëmbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
Ky proces kërkonnjë bashkërendim përpjekjesh në nivelin kombëtar, të udhëhequra me vendosmëringa qeveria, që do të na çojë drejt reformave të mirëfillta dhe të qëndrueshme.
Ky angazhim iripërtërirë pritet të prodhojë rezultate konkrete në përmbushjen e standardevekryesore që lidhen me funksionimin demokratik dhe me sundimin e ligjit, tëcilat duhet të pasqyrojnë konsensusin politik ndërpartiak dhe t’i shërbejnënjëkohësisht stabilitetit të përgjithshëm të vendit tonë.
Ne ua kemishprehur mirënjohjen tonë të sinqertë institucioneve evropiane dhe vendeveanëtare për ndihmesën që na dhanë për t’u rimëkëmbur nga tërmeti që na goditisi dhe nga pasojat e pandemisë COVID-19.
Shqipëriavazhdon të jetë plotësisht në një linjë me politikën e jashtme të BE-së nërajon, duke u krenuar me aleancën tonë të fuqishme evropiane dhe euro-atlantiketë vlerave të përbashkëta.
Zoti President,
Shqipëria ështëmëse e vetëdijshme edhe për detyrimet e saj si një anëtare e përgjegjshme ebashkësisë ndërkombëtare.
Gjatëpërpjekjeve të vazhdueshme për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë, Shqipëria kakontribuar me trupa ushtarake, nën drejtimin e OKB-së, BE-së dhe të NATO-s, nëoperacione të ndryshme paqeruajtëse në Sudanin e Jugut, Kosovë, Bosnjë dheHercegovinë, Mali dhe Afganistan.
Qëllimi dheinteresi ynë kryesor janë të sigurojmë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm nërajonin tonë të Ballkanit Perëndimor.
Rajoni ynë kanjë histori tragjike diktaturash, shtypjesh të popujve dhe konflikteshushtarake. Pavarësisht trashëgimisë së vështirë që ende e përndjek rajonin tonë,gjatë dy dekadave të fundit është shënuar një përparim i rëndësishëm, kryesishtfalë ciklit të reformave të ndërmarra në kuadër të proceseve të zgjerimit tëNATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Inkurajojmë dhemirëpresim faktin se faktori shqiptar vazhdon të mbështesë kursin evropian dheeuro-atlantik në të gjithë rajonin, duke forcuar në të njëjtën kohëbashkëpunimin rajonal dhe pronësinë në hartimin dhe realizimin e projekteveambicioze.
Ne e mirëpresimmarrëveshjen për normalizimin ekonomik të arritur midis Kosovës dhe Serbisë, ecila u ndërmjetësua dhe u garantua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara,Donald Trump.
Mbetemishpresëplotë se kjo marrëveshje do të injektojë një dinamizëm të ri nëmarrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.
Mendërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja vendet duhet ta shfrytëzojnë këtëmundësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht tëdetyrueshme të njohjes reciproke si dhe të normalizimit të plotë tëmarrëdhënieve mes tyre.
Shqipëria besonfort se Republika e Kosovës është një eksportuese e sigurisë dhe stabilitetitnë Ballkan.
Kosova kangritur në këmbë një kornizë të fortë kushtetuese dhe ligjore që siguronmbrojtjen e papërjetuar më parë të të drejtave të pakicave dhe të trashëgimisësë tyre kulturore. Kjo është plotësisht në përputhje, madje edhe e tejkalonkuadrin ligjor përkatës evropian për sa i përket mbrojtjes së të drejtave tënjeriut.
Sot Kosova ështëanëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale.
Anëtarësimi iKosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet eBashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarëbashkësinë ndërkombëtare.
Në përfundimZoti President, do të dëshiroja të ripohoja edhe një herë mbështetjen epërkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuardhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij. Ne,shtetet anëtare, duhet të përmbushim pjesën që na takon dhe të luajmë rolintonë për zbatimin, respektimin dhe forcimin e sistemit shumëpalësh në mënyrë qëtë përfitojmë nga ai.
Ju faleminderitpër vëmendjen tuaj!