Baldushk, banorët kundër shembjes së magazinave e banesave: Bashkia s'ka projekt, vijnë fshehurazi
30 familje në fshatin Mustafa Koç janë ngritur në ditën e dytë në protestë për të kundërshtuar shembjen e magazinave dhe shtëpive të tyre. Ato thonë se punonjësit e IMT të bashkisë Tiranë kanë shkuar në zonë pa një projekt dhe pa i lajmëruar. Ato kundërshtojnë këtë projekt dhe nuk janë dakort të shemben shtëpitë e tyre të cilët i kanë ndërtuar me djersë.
Pa një projekt dhe në mënyre tinzare IMT kashembur magazinat në fshatin Mustafa Koç.
Pas protestës mbrëmjen e së mërkurës, këtë tëenjte (24 shtator), banorët nuk kanë shkuar në punë për të parandaluar veprimete IMT për shembjen e magazinave.
''Ka dy herë që po i presim, marrin informacion edhe ikin. Nuk kanë ardhur për të pyetur. Asnjë njoftim. Kanë ardhur fshehtas. Na ka dërguar bashkia, kaq na thanë.''
Thonë se kanë dëgjuar që do t'iu shemben dheshtëpitë për një projekt të bashkisë Tiranë.
''Nuk prezantohet kush është, vetëm shembin dhe do prishin magazonat, më vonë mund të dalin edhe të shtëpiat. Ne do dalim në rrugë me gjithë bagëti e familje, të na fusin në ndonjë gropë.''
Si banorë autoktonë nuk janë pyetur ndajkërkojnë revokimin e këtij vendimi nga njësia administrative Baldushk dhe bashkiaTiranë.
''Asnjë përgjigje.''
30 familjet në fshatin Mustafa Koç shprehen seshtëpitë dhe magazinat i kanë me dokumenta ndaj nuk do të lejojnë asnjë veprimnga IMT.
''Ne kërkojmë pezullimin e këtij akti. Bashkia ka mundësi të tjera, ka troje bosh sa të duash.''
Gjatë mbrëmjes së mërkurës ato kanë depozituar dhe një kallzim në polici ndërsa kërkesat e tyre drejtuar Bashkisë Tiranë ende nuk kanë marrë përgjigje.
Lexo edhe: Banorët e Baldushkut padi bashkisë së Tiranës: Duan të na shembin shtëpitë