"Ku ishe?" Ora News mëson si nisi sherri mes çiftit të të moshuarve që degjeneroi në përdorimin e kallashnikovit drejt policisë

Ora News siguron dëshminë e fqinjëve mbi konfliktin mes ciftit të të moshuarve që degjeneroi në përdorimin e kallashnikovit nga 71 vjeçari drejt forcave të policisë.

Nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy të rinj.

Në mesditë, sipas dëshmive te fqinjeve "bashkëshortja ka hyrë me mbesën 10 vjeçare në banesë. E ka pyetur se ku ka qenë dhe mënjehërë ka plasur konflikti. Ai ka marrë armën dhe ka tentuar të vrasë bashkëshorten. Ajo e ka kuptuar dhe ka dalë nga banesa dhe ka njoftuar policinë" informon gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi.