Varhelyi: Gjykata Kushtetuese të jetë gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare
Bashkimi Europian i bën sërish thirrjeautoriteteve shqiptare që të vejnë në funksion Gjykatën Kushtetuese.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi OliverVarhelyi, tha se e mirëpret hapjen e procedurave për 2 vakcanat në Gjyaktën Kushtetuese.
Sipas tij, autoritetet duhet ta mbështesin këtë proces pa vonesë dhe të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.
''Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit'', shkruan Varhelyi në Twitter.
Ndërkohë, ambasadori i BE në vendin tonë LuigiSoreca, dhe se sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese është njëproces kritik.
Soreca fton kandidatët të cilët janë tëkualifikuar për të dhënë kontributin e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi.
''Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është kritik. Ne ftojmë magjistratë, akademikë, avokatë dhe zyrtarë të lartë publik të kualifikuar të aplikojnë dhe të japin kontributin e tyre në zbatimin e vazhdueshëm të # reformës së drejtësisë dhe ndihmës duke ecur përpara drejt rrugës së pranimit'', shkruan Soreca në Twitter.
I welcome the opening of application procedures for 2 vacancies of ??Constitutional Court. Essential that all ?? authorities support this process w no delay. This is a key requirement of @EUCouncil Conclusions prior to 1. IGC. EU continues to support Albania on its accession path
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 24, 2020
Lexo edhe: Meta, lëshon të tretin dekret për të plotësuar vakancën e Besnik Imeraj në Kushtetuese
Listat dhe koalicionet, Ambasadorja amerikane mesazh Ramës dhe Bashës: Ju jeni përgjegjës….