Opozita paralajmëron bojkot në Kuvend: Na mashtruat! Balla: S'kuptova asgjë

Opozita parlamentare ndjehet epërdorur nga mazhoranca e cila përdori votat e minorancës për miratimin endryshimeve kushtetuese dhe tani po refuzon hapjen e listave. Deputetja RudinaHajdari tha se ka dorëzuar një propozim të ri që 1/3 e mandateve ta vendosëkryetari, duke caktuar një prag të ri prej 1 për qind. Por pavarësishtparalajmërimit të opozitës për bojkotimin e parlamentit, Taulant Balla tha sePS nuk heq dorë nga drafti i saj. 

Deputetëte pakicës në parlament shprehen se ndihen të përdorur nga ana e PS, e cila umori votën me 30 korrik për ndryshimet kushtetuese, por nuk pranoi hapjen elistave siç kërkoi opozita parlamentare.

RudinaHajdari i kërkoi PS që të reflektojë, ndërsa deputetë të tjerë në krahun eopozitës bënë thirrje për bojkot.

Hajdari: Nëkryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm diçka: mashtrimi dhe pandershmëria.

Spiropali: Rudina,mbaj gojën meqë na përmende korrupsionin, edhe për pjesëtarët e familjes tëndebiologjike, edhe asaj politike.

Dukeparë se përballë socialistëve nuk ja dalin të përçarë, Rudina Hajdari hoqi dorënga propozimi i renditjes së kandidatëve me rend alfabetik për t’u bashkuar medraftin e Myslim Murrizit sipas të cilët renditja do të jetë shifror.

Mefirmën e 8 deputetëve të grupit demokrat kërkohet që pragu kombëtar të jetë 1%,ndërsa i jep mundësinë vetëm kryetarit të partisë që të regjistrohet në mëshumë se në një zonë zgjedhore.

Propozimibie ndesh me kërkesën e tyre për listat e hapura 100%, pasi në këtë dokument ijepet e drejta kryetarit të partisë që të zgjedhë vetë deputetët e mundshëmderi në 1/3 e listës.

Ndërsashpërndarja  e mandateve do të bëhet ngarenditja sipas votës preferenciale të votuesve. Nga ky korrektim i listëspërjashtohen kandidatët, të cilët ndodhen në renditjen e sigurt.

Murrizi: Maksimalja mund të mbyllësh 1/3 të listës. Si mund tëdetyrohemi ne me rregulloren e Damian Bylykbashit që grupi Murrizit duhet të bëjëse nuk bën 3%.  

Balla: Por socialistët nuk heqin dorë ngamodeli i tyre, madje duke ironizuar edhe draftin e fundit të sjellë nga opozitaparlamentare.

Balla: Lexovapropozimet e znj. Hajdari dhe nuk kuptova asgjë. Unë do jem, por nëse populli iElbasanit më jep mua zero vota dhe unë të vij në parlament?!

Ndërsatensionet shtohen në politikë, brenda dhe jashtë parlamentit, Ambasadorjaamerikane Yuri Kim me anë të një statusi në Twitter i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtëEdi Ramës dhe Lulzim Bashës që t’i përmbahen 5 qershorit.

Çdondryshim përtej saj, shkruan ambasadorja, duhet të bëhet nëpërmjet mirëbesimit.