Sot Moisi Habilaj del në gjykatën e Katanias
Burimet e RTV Ora konfirmojnë se sot pasdite pritet të zhvillohet në Gjykatën e e Katanias seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve të operacionit "Rosa dei venti" e ndaj Mosi Habilaj i konsideruar kapo e një grupi trafikantësh droge mes Shqipërisë e Italisë , me një aferë biznesi mbi 20 milionë euro.
Burimet e RTV Ora konfirmojnë gjithashtu se më datë 11 nëntor 2020 Gjykata e Apelit të Katanias pritet të jap gjykimin përfundimtar mbi Moisi Habilaj.
Seanca e ditës së sotme është e dyta që zhvillohet pasi vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit të Katanias, e cila ktheu pas gjykimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila dënoj Moisi Habilaj me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg.
Gjykata e Apelit të Katanias vendosi të pranoj motivet e apelimit nga ana e avokëtëve mbrojtës të Moisi Habilaj e të disa prej të akuzuave të tjerë në këtë proces.
Më 29 maj të 2019 Gjykata e Apleit të Katanias vendosi ndryshimin e masës së arrestit , për Moisi Habialj nga arrest me burg në arrest shtëpiak pranë një banese të të afërmëve të tij në komunës San Michele di Ganxaria në provincën e Katanias.
Më 17 korrik 2020 u zhvillua seanca e parë e Apelit ku të akuzuarit u njohën me akuzat e Prokurorisë Italiane.
Burimet e RTV Ora konfirmojnë se në në seancën e sotme fjalën do ta marrin avokatët mbrojtës të Moisi Habilaj e të disa prej të akuzuarve.
Ende nuk dihet se cilat do të jenë pretendimet e reja të palës mbrojtëse në këtë proces të dytë ndaj të arrestuarve italianë e shqiptarë të operacionit "Rosa dei Venti".
RTV Ora ka zbardhur 7 prej pretendimeve të palës mbrojtëse në procesin e Gjykatës së shkallës së parë ku kërkohej; heqja e akuzës për pjesëmarrje në organizim për trafik ndërkombëtar lënde narkotike, heqja e akuzës për pjesëmarrje në organizim kriminal të armatosur, heqja e akuzës si kreu i këtij organizmin kriminal, heqja e akuzës për organizim kriminal mbi 10 persona, masa lehtësuese të sqaruar nga pozicioni i tij, njohja e rrethanave lehtësuese me dhënien e dënimit minimal.
Burimet për RTV Ora konfirmojnë se seanca e tretë e këtij procesi gjyqësor do të mbahet më datë 8 tetor 2020 e sipas kalendarit të paracaktuar më datë 11 nëntor 2020 Gjykata e Apelit e Katanias pritet të japë vendimin përfundimtar të gjykimit ndaj Moisi Habilaj.