I riu aksidentohet me motor, me helikopter e sjellin me urgjencë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2020, 13:05
Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Buqizë – Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh.
Një 32 vjeçar doli nga rruga teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip motor.
Përplasja ka qenë e rëndë, ndërsa kanë qenë kalimtar të rastit që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.
Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja 32 vjeçari B.Nasufi u dërgua me helikopter drejt Spialit të Traumës në Tiranë.
Bluzat e bardha të spitalit të Bulqizës thanë se i riu kishte fraktura në trup, të shkaktuara nga përplasja e fortë.
Policia e Bulqizës shkoi në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.