Ndryshimet në kodin zgjedhor, grupi i punës mblidhet pas ankesës së Litës te Ruçi

"Para 10 ditësh në Komisionin e Ligjeve është ngritur grupi i punës për pasqyrimin  ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor. Ky grup pune ka mandat 2 javor dhe duhet ti ketë përmbyllur deri me 30 shtator. Por ju njoftoj se deri sot nuk është mbledhur dhe nuk ka bërë asnjë konsultim".

Shqetësimin ja bëri të njohur kreut tëKuvendit Gramoz Ruçi, deputeti i opozitës Korab Lita në seancën e sotme plenare.

Fill pas kësaj erdhi dhe mbledhja e parë egrupit të punës, pjesë e të cilit është Lita.

"Në zbatim të vendimit të KomisionitParlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të datës 14 Shtator,sot u zhvillua mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin eamendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor"thuhet në njoftim.

Tre anëtarët e këtij grupi pune, deputetëtDamian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita u njohën me propozimet embërritura në Kuvend, konkretisht ai i Partisë Socialiste dhe disa amendamentetë artikuluara nga Grupi Demokrat.

Sipas njoftimit të Kuvendit, përfaqësuesi iopozitës parlamentare z.Korab Lita shprehu disa rezerva mbi propozimet eparaqitura dhe kërkoi më shumë kohë në dispozicion për të depozituar në këtëgrup pune propozimet e tij në emër të opozitës parlamentare.

Grupi u dakordësua që të vazhdojë punën dhetë rimblidhet gjatë pasdites së sotme për tu njohur me propozimet e z.Lita, nëkërkim të arritjes së konsensusit sa më të gjërë për amendamentet e KoditZgjedhor.

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.