Atentati ndaj Preng Gjinit, identifikohet automjeti i autorëve të dyshuar

Kurka kaluar 10 ditë nga ngjarja e rëndë e shpërthimit të ndodhur në urën "VasilShanto", policia dhe prokuroria kanë identifikuar një makinë të dyshimtë,e cila mendohet së është e autorëve. Për të konkluduar në lidhje me rezultatete hetimit të kësaj ngjarjeje dhe të ngjarjeve të tjera në Prokurorine e Tiranësështë zhvilluar një  takim mesprokurorëve dhe drejtuesve te Tiranës   

Një automjet është identifikuar ngapolicia që dyshohet se i përket autorëve të vendosjes së tritolit ku mbeti iplagosur Preng Gjini.

Makina e cila ka lëvizur në zonën rreth urës së Selitës, është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar makinë pa pronar.

Pas verifikimit të dokumentacionit,mësohet se automjeti ka patur targa të mbivendosura ditën e ngjarjes, të cilatkanë rezultuar të vjedhura.

Hetuesit dyshojnë se dhe automjeti tëjetë i vjedhur, ndaj i është nënshtruar verifikimeve të imtësishme.

Këto të dhëna të zbuluara deri më tanikanë bërë që hetuesit të dyshojnë se ky automjet të jetë i autorëve që kryenshpërthimin e makinës që udhëtonte 50-vjeçari Preng Gjini.

Ndërkohë kjo ngjarje dhe ngjarje tëtjera të ndodhura gjatë ditëve të fundit në kryeqytet kanë bërë që  drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës  Elisabeta Imeraj dhe Drejtori i policisë sëkryeqytetit Rebani Jaupaj  kanë zhvilluarnjë takim të përbashkët  me drejtuesit epolicisë së kryeqytetit dhe prokurorët.

 Fokusii takimit kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale ne vend si dhe bashkëpunimi mespolicisë  dhe prokurorëve në hetimet e çështjevedhe në ngjarjet e fundit.  

Në takim krahas drejtuesve tëkomisariateve ishte thirrur dhe drejtuesi i policisë rrugore, një sektor i rëndësishëmky në ndjekje te autoërëve të ngjarjeve kriminale.

Takimi ka zgjatur mbi dy orë.     

https://youtu.be/7JM8ZjES1x8