Ora News zbardh propozimet e opozitës për listat, Hajdari tërhiqet nga renditja sipas alfabetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2020, 12:48
Ora News zbardh propozimet e opozitës parlamentare për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Ajo që bie në sy është fakti se për hapjen e listave, Rudina Hajdari ka hequr dorë nga renditja sipas rendit alfabetik dhe janë kthyer te propozimi i PS me rend numerik, duke nisurnga numri një.
Sa i takon pragut elektoral, ata e kërkojnë 1% nga 3 që e kërkon PS.
Në seancën e sotme, deputetët e opozitës kërcënuan me bojkot nëse listat nuk hapen 100%.


