Katër të arrestuar për trafik klandestinësh, në Gramsh u kap polici i burgjeve me uniformë
Nuk ndalet trafikui emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.Në Gramsh, dy persona kanë rënë nëprangat e policisë, mes tyre një polic burgjesh.
Të arrestuarit janëE. Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H., 59 vjeç, banues në Gramsh.
"Arrestim i shtetasit E. Gj. u bë për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", ndërsa arrestimi i shtetasit S. H.(punonjës policie në IEVP Peqin), i cili ka qenë me uniformë policie në momentin e arrestimit, u bë për veprat penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Shpërdorimi i detyrës", pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirian, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së".
Në cilësinë eprovave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhedokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin.
Në bashkëpunim meProkurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien parapërgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitetkriminal.
Ndërkohë në Korçë nëvijim të operacionit policor të koduar "Perimetri" u arrestuan dyshtetas të tjerë.
"Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Franc Killo 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Renaldo Berberi25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll".
Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip "Volkswagen", 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluanProkurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Ndihma për kalimtë paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".