Pedagogu në përgjim prej një muaji, avokati i tij fajëson sekserin: Atij ju gjetën paratë, ja pse ishin bashkë

Pedagogu ifakultetit të Shkencave  të Natyrës dhe atyre Humane në universitetin “FanNoli”  të Korçës, Alket Dino, i arrestuar një ditë më parë për korrupsion,ishte vendosur në përgjim nga SPAK prej një muaji.

Një fakt tëtillë e ka bërë me dije avokati i tij, Nevzat Tarelli.

"Pedagoguështë mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimipenal nga SPAK dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë. Dino u arrestua mbrëmëpër shkak të një hetimi të filluar nga SPAK".

Avokati tregoi edhe si u zu në kuth sekseri Xhevahir Dervishi me anë të një agjenti të infiltruar.

"Djejanë finalizuar kryerja e veprimeve simuluese nëpërmjet një agjenti tëinfiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur.Prokuroria  ka kryer veprime të simuluarame Xhevahir Dervishin nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Në momentin e arrestimitDino nuk ka pasur asnjë prej kartmomedhave që u përdorën për veprimin simulues.Një pjesë e lekëve janë gjetur te Dervishi, një pjesë nuk janë gjetur".

Avokati thotë se klienti i tij Dino, është në pozita mohuese. Ai pranon takimin me Dervishin, por për shkaqe të tjera.

Dorë në këtë çështje i jep dhe fakti se gjatë kontrollit atij nuk i janë gjetur kartmonedhat e kapura nga policia, 300 euro dhe 50 mijë lekë.

"Ështëe vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër, por takimi ka qenë përshkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qira, pasi Dervishi ështëpronar i një agjencie imobiliare. Alket Dino është  pozicionuar qartë qe nuk ka lidhje me rastinkorruptiv që ka të bëjë me një student që pretendon që ka paguar për një provimme Alket Dinon 500 euro.Gjatë kontrollit fizik profesorit nuk i është gjeturasnjë kartmonedhë euro.Një pjese e eurove janë gjetur në portofolin e XheviDervishit".

Sipas avokatit të pedagogut, rezultatet eprovimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhyntenë sistem për të ndryshuar notën.

Policia njoftoi sot se pedagogu së bashku me sekserin janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialeti kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarTiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksionepublike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.