Marrëveshja e 5 Qershorit, Meta takon ambasadorët: Nëse s'ka konsensus Rama përgjegjës
Presidenti iRepublikës Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të jetë përgjegjëspër pasojat nëse nuk respekton marrëveshjen politike të 5 qershorit me opozitën.
“Ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar. Përndryshe përgjegjësia do të ketë vetëm një fajtor, nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit.
Në përgjigjetë interesit të medias pas një takimi të gjatë me ambasadorin e BE në Tiranë LuigiSoreca dhe me diplomatë të tjerë të vendeve anëtare të unionit kreu i shtetitpërgëzoi opozitën që hoqi dorë nga kushti për qeveri teknike ndërsa i adresoinjë mesazh edhe kryeministrit Rama
“Opozita bëri lëshimin shumë të madh duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë me qëllim që të jepte një mesazh shpresdhënës”
Presidenti iRepublikës i bën dhe njëherë thirrje, kryeministrit Rama që të reflektojë edhekëto ditë të mbetura, në të kundërt sipas tij do të ketë pasoja.
“Çështjet shtetërore janë të pakreshëm dhe duhet të respektohen.”
Qendrimi i ashpër i presidentit Meta vjen një ditë pas vendimit të maxhorancës për të dërguar për miratim në seancë plenare ndryshimet e kodit zgjedhor pa dakordësinë e opozitës.