Listat dhe koalicionet, Ambasadorja amerikane mesazh Ramës dhe Bashës: Ju jeni përgjegjës....

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluaredhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend që tu përmbahenangazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

"Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU - udhëheqësit - jeni pala përgjegjëse" shkruan ajo në twitter.

Mesazhi idiplomates amerikane vjen në një kohë ku diskutimet në Këshillin Politik kanëngrirë.

Vija e kuqe janëhapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Opozita jashtëparlamentarekërkon ruajtjen e formulës së vjetër për koalicionet dhe për këtë paraprakishtkërkon marrjen e ekspertizës nga OSBE-ODIHR.

Nga ana tjetër PSka bërë propozimet e veta dhe paralajmëron se do ti votojë me çdo kusht.

Për këtë i duhenvotat e opozitës në Kuvend, por përfaqësues të saj dje dhe sot në Kuvend e shfaqënhapur pakënaqësinë e tyre lidhur me propozimin e PS për hapjen e listave, që nëgjykimin e tyre është një kurth për ti mbajtur të mbyllura në 90% të listës.