Mjekët në QSUT ndërpresin shërbimin për 1 orë: Jemi të papaguar dhe pa masa mbrojtëse

Për gati një orë mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza”pezulluan shërbimin duke kërkuar më shumë siguri në ambientet e punës. Të ndjerëtë rrezikuar dhe të pavlerësuar bluzat e bardha përsëritën edhe një herë kërkesate tyre

“Bluzat e bardha jane te papaguara pa kushte dhe pa masa mbrojtëse”

Paralelisht me këtë një përfaqësi mjekësh nga sindikata zhvilluan një takim në kryeministri me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të platformës së bashkëqeverisjes.

Pas një orë e gjysmë diskutim ministrja deklaroi se javën e ardhshme do të diskutohen të gjitha kërkesat.     

Mjekët kërkojnë të shpallen dëshmorë të kombit ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbin jetën nga Covid-19.

Të sigurohet jeta e personelit shëndetësor që familjet e tyre të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive nga Covid-19 si dhe të rritet në bazë të vlerësueshmërisë trajtimi financiar i personelit shëndetësor.

Gjithashtu kërkohet që personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e Covid-19

Mjeku Vargu e quan pseudoproteste: Nëse Edi Ramës do i jepje një letër dhe kalem dhe do ti thoje na bëj ca pika për protestën ai do rendiste këto pika”

Ne foto: Nje grup mjekesh ne kryeministri, protesta dhe para QSUT
https://youtu.be/2C2J4AFRH1E