Ngacmime seksuale e dhunë në familje, 8 të arrestuar në Tiranë
Tetë persona kanë përfunduarnë prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Ajo që me shqetësimbie në sy ëdhtë fakti se shumica e të arrestuarve lidhe me dhunën në familje,por edhe rastet e ngacmimit seksual.
Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënëarrestimin në flagrancë të shtetasit O. N., 24 vjeç, sepse në afërsi të fshatitShupalë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit nëKomisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit F. H., 44vjeç, pasi në rrugën “Sadik Stavaleci”, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunëfizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij. Gjithashtu, ky shtetas kashkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kavendosur lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit nëKomisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. C.,44 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmës, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhedhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësuakërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
U referuan materialet dhe punohet për kapjen eshtetasit të shpallur në kërkim J. C., 26 vjeç, sepse në mënyrë të përsëriturka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe kakryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, të cilës iu plotësuakërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Punohet përkapjen dhe shoqërimin e tij.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë ishtetasit A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Fran Bardhi”, gjatë kontrollit fizikiu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotikee llojit kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënëarrestimin në flagrancë të shtetasve E. B., 32 vjeç dhe S. B., 19 vjeç, pasi ukapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit nëKomisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të miturme iniciale A. Th., 16 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, pasi në Kamzë, në lagjen Nr. 5,në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në marketin e shtetasitS. K., ku kanë marrë një shumë parash dhe disapaketa cigaresh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.