PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës, mungon Noka/ EMRAT

PD nisvotimin e kandidatëve, konsultim me bazën: Noka do të jetë pjesë e listës sëTiranës

PartiaDemokratike ka nis  fazën e  konsultimit me bazën të emrave për kandidat përdeputet dhe kryetar bashkie. Votimi i parë do të jetë të premten në Kukës, ndërsaështë publikuar edhe lista e kandidatëve. Ajo që bie në sy është mungesa e ish MinistritFlamur Noka, por burimet saktësuan se ai do të jetë në listën e Tiranës. 

Të premten me qarkun e Kukësit, partiademokratike nisi  fazën e konsultimit mebazën  të kandidatëve për kryetar bashkiedhe deputet.

Anëtarët e partisë demokratike sipasmodelit të kësaj flete votimi janë thirrur të votojnë në bllok për listën ekandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Ashtu siç është përcaktuar në udhëzimine kryetarit të partisë demokratike anëtarët në bazë të qarqeve do të njohën meemrat 24 orë para procesit të votimit. 

Bazuar në këtë u bë publike lista eqarkut të Kukësit, ku vërehen disa risi.

Pas 3 mandatesh  në këtë qark do të mungojë ish-ministri dheish-deputeti Flamur Noka, ndërsa burimet i thanë RTV ORA se ai është caktuar tëkandidojë në Qarkun e Tiranës.

Emri i tij është propozuar në të gjithadegët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithëShqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish Ministrittë Brendshëm Flamur Noka është  më ivlefshëm në Qarkun e Tiranës.

Në degën e Kukësit janë 6 emra mes tecilëve be ne sy ai i ish kryetarit të bashkisë bashkim shehu, i mjekut  Admir Sinamati, apo i diplomatit Arben Çejku.

Në degën e Tropojës, rikthehet ishdeputetja Mimosa Hajdar Mataj, deputeti Isuf Çela dhe ish kryebashkiaku BesnikDushaj.

Në has risi është emri i Avenir Pekës, icili ka mbajtur detyrën e zëvendës ministrit të brendshëm në qeverisjen e PD,ndërsa u përfol si një emër i mundshëm për drejtimin e kontrollit të lartë tështetit.

Konsultimi me anëtarësinë, nuk ështëprocesi i fundit.

Emrat do të rikthehen në  Komisionin e filtrimit të kandidatëve, kusecili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike tëkandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatëqë do të kalojnë edhe fazën e tretë dhe  lista do I  dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë sëPartisë Demokratike.

Dega Kukës, Qarku Kukës:

1.            ADMIR SINAMATI

2.            ARBEN CEJKU

3.            BASHKIM SHEHU

4.            IBRAHIM BRUKA

5.            SAHIT PRIZRENI

6.            VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

1.            BESNIK DUSHAJ

2.            FERIDE RRAHMANI

3.            ISUF ÇELA

4.            LUSH SUSAJ

5.            MIMOZA HAJDARMATAJ

6.            XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

1.            AVENIR PEKA

2.            DEMUSH KASTRATI

3.            ELEZ MACI

4.            ISMET JAKU

5.            ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit tëprocesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia,i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar votonbazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhemundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi,rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet përvendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.