Shqetësimi i Metës: Nuk ka degë lumi që nuk është në proces për tu përdorur për HEC-e
Presidenti, Ilir Meta,ngriti alarmin për ndërtimin pa kriter të HEC-eve në vendin tonë.
Duke nënvizuar faktinse Shqipëria ka dendësinë më të lartë të HEC-eve në rajon, Kreu i Shtetit meshqetësim tha se nuk ka degë degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo nëplan për tu përdorur për HEC-e.
Meta: Në këtë fazë tranzicioni mjaft kaotike dhe pa shumë përvojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit prej vitit 2007 është rritur jashtëzakonisht numri i përgjithshëm i HEC-eve të ndërtuara, në ndërtim e sipër ose në plan për ndërtim. Ekspertët sot theksojnë se nuk ka degë lumi që nuk është në proces ndërtimi apo në plan për tu përdorur për HEC-e. Dendësia e HEC-eve është më e larta në Ballkan, gati dyfish me vendet e rajonit. Mbi 80 HEC-e janë dhënë edhe brenda zonave të mbrojtura të vendit ose në zona që janë të mundshme për tu mbrojtur në të ardhmen siç është rasti i lumit Vjosë.

Meta risolli në vëmendjedështimin e tentativës së ambjentalistëve dhe banorëve të zonës për të ndaluarHEC-et në Parklun Kombëtar të Valbonës.
Meta: Mundtë përmend këtu përpjekjet e dështuara të botës akademike, mjedisorëve dhe palëvevendore të interesuara për të ndaluar fillimin e ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar tëValbonës. Ky duhet të përbëjë një shqetësim real jo vetëm për shkencëtarët, ambjentalistëtpor për gjithë vendin, veçanërisht për vendimmarrjen që duhet të jetë tepër e përgjegjshme.Ndërtimii HEC-eve në shkallë të gjerë dhe aktiviteteve të tjera ndërtuese jo miqësore,madje armiqësore do të thosha veçanërisht brenda zonave të mbrojtura ose zonaveqë mund të mbrohen në të ardhmen nuk mund të jetë kurrësesi një rrugë e blertë,një rrugë e qëndrueshme për zhvillimin e vendit.
Meta shtoi se "shkencëtarët këmbëngulin se veç e veç osesë bashku HEC-et shkaktojnë ndikime të dëmshmesi në kohë dhe hapësirë në ekosistem dhe biodiversitet, në brigjet lumore derinë bregdet, në cilësinë e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësore, deri në ashpërsimine klimës dhe nxitjen e mëtejshme të ngrohjes globale".
Një tjetër shqetësimi ngritur nga Presidenti ishte dhe hartimi i raporteve të vlerësimit përndikimin në mjedis të këtyre veprave.
Meta: Ngainformacioni duket se përben shumë shqetësimedhe cilësia e hartimit dhe miratimit të raporteve të vlerësimit për ndikimit nëmjedis për një ndërtim të caktuar, për HEC-e apo çdo lloj tjetër ndërtimi pranëlumenjve. Shpesh ato përgatiten në tavolinë në mënyrë të nxituar me shumë pakpunë konkrete kërkimore në terren dhe me shumë papërgjegjshmëri, miratohet ajoqë dëshiron qeveria dhe koncesionari. Duket se asnjëherë nuk ka ndodhur që njëraport i vlerësimit në mjedis të kundërshtojë një ndërtim apo një kërkesë përndërtim që është jo në përputhje me mbrojtjen e natyrës apo të shëndetit tënjeriut.
Deklaratat Meta i bëri gjatë tryezës së rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë "Digat në Parkun Kombëtar".