Premiera e “Mulan”, filmi mbledh audiencë të vakët në kinematë e Kinës
Bojkotohetpremiera e filmit “Mulan” në kinematë kineze. Shkak mendohet se janë bërëkritikat për kompaninë “Walt Disney”, për shkak se e ka xhiruar filmin nëprovincën Xinjiang, ku qeveria akuzohet për shkelje serioze të të drejtave të njeriut.
Filmi “Mulan” ka nisur të shfaqet në kinematëe Kinës në një atmosferë të vakët, duke akorduar një shumë tepër të ulët ngashtitja e biletave që shkoi jo më shumë se 5.56 milion dollar.
Prodhimi i Walt Disney ka bërë bujë pasikompania është vendosur në qendër të kritikave për shkak se e ka xhiruar filminnë provincën Xinjiang ku qeveria akuzohet për abuzime serioze të të drejtave tënjeriut.
Në këtë provincë mbahen rreth 1 milion njerëz,kryesisht ujgurë myslimanë, të cilët keqtrajtohen dhe torturohen.
Shikuesit kinezë në kinema thanë se"politika" nuk duhet të përfshihej në premierën e tij. Filmi i ri kaqenë subjekt i një reagimi global në hashtagun "#BoycottMulan".
Gjithçka nisi pasi protagonistja e filmit, LiuYifei, rreth një vit më parë teksa kishin nisur xhirimet deklaroi mbështetjen esaj për policinë kineze, e cila po zbaton ligjin për sigurinë ndaj protestuesvepro-demokracisë në Hong Kong.
“Mulan” është historia e një vajze që iubashkua ushtrisë të babait të saj të sëmurë për të luftuar kundër pushtuesvedhe që u bë luftëtarja më e madhe e historisë së Kinës.
Filmi që ka kushtuar 200 milionë dollarë urealizua nga një produksion i jashtëzakonshëm. “Mulan” ishte planifikuar tëdilte në kinema në Mars, por shfaqja e tij u vonua nga pandemia e COVID-19.