Festivali i Kinemasë shqiptare në Romë mes rregullave anti-covid e titujve të harruar të autorëve shqiptarë

Nisi në Romë edicioni i dytë i Festivalit tëKinemasë shqiptare. Në zemër të kryeqytetit italian, në "Shtëpinë ekinemasë", e në sheshin që mban emrin e një prej aktoreve më përfaqësuesetë këtij qyteti, Anna Magnani,  u mbajt nata e parë e këtij Festivali.

Një sallë kinemaje e projektuar në natyrëme karrige të pozicionuara të paktën 1 metër nga njëri-tjetri, të gjithë memaska në fytyrë, stjuardesë që masnin temperaturën e trupit të çdo spektatori,e lidhje virtuale nga Tirana me kritikë, ekspertë e autorë, nuk ia hoqënromanticizmin mbrëmjes romane që u bë dritarja e një kinemaje të harruarshqiptare.

"100% e "Qeshim se nuk mund tëqajmë. Pse Kështu", qenë ndër titujt më të goditur të kësaj nate të parë.

Filmi "100%" me metrazh të shkurtëri regjisorëve Artan Minarolli e Petrit Ruka i realizuar më 1993, në ato vite postdiktature ku askush nuk mendonte të bënte filma, solli  përmes ironisë ekomicitetit të personazheve, realitetin e "demokracisë popullore" nëdikaturën komuniste në një ditë votimi ku as vdekja nuk mund të vinte nëdiskutim fitoren 100% të Partisë së Punës.

Në një lidhje nga Tirana regjisori PetritRuka rrëfeu se "ishte hera e parë që po xhirohej një film në lirinë e plotëtë mendimit, dy vjet pas shëmbjes së diktaturës kur Kinostudio "Shqipëriae re",  një mjet i propagandës së pushtetit ishte ende një ndërmarjeshtetërore. 

"Filmi , tha ai, është realizuar me njëshirit të cilësisë mjaft të keqe, mjaft i ndjeshëm ndaj dritës e marrë ngaGjermania Lindore në shkëmbim të frutave e perimeve".

Një rast unik ishte shfaqja e filmit tëshkurtër " Qeshim sepse nuk mund të qajmë. Pse kështu" realizuar më1956 i një prej regjisorëve pionierë të kinemasë shqiptare e asistent regjisorittë filmit të parë Skëndërberu (1953) Viktor Stratobërdha. 

Filmi i tij është copëza jete me mesazhe tëforat etike kaq të nevojshme dhe në shoqërinë e sotme moderne. E po të ishteende gjallë regjisori Stratobërdha që për artin e tij kritik hoqi mbi kurrizburgjet e perskutimin mizor komunist, do të vazhdontte të pyeste "Akoma kështu?Qeshim se nuk mund të qajmë".

"Festivali i Kinemasë shqiptare ititulluar "Albania si gira" është një reflektim mes dy vendeve, Italisëe Shqipërisë, mes asaj ç'kanë jetuar historia e marrëdhënieve mes dy vendeve,mes të tashmes e së ardhmes, është një reflektim ndaj vetevetes përitalo-shqiptarët, pra emigrantët shqiptarë në Itali", u shpreh në fjalën përshëndetëseAmbasadorja shqiptare në Romë Anila Bitri.

Ndërsa në një lidhje nga Tirana drejtoreshae Arkivit të Filmit Iris Elezi do të informonte se "kjo natë ishte e veçantëpër kinemaë shqiptare pasi në Itali po zhvillohehsin dy projekte të rëndësishmeshqiptare; në Romë Festivali i Kinemasë Shqiptare e në Festivalin e filmit nëVenecia ishte premiera e filmit iralnedez "To the moon", një projektdyvjeçar i arkivit qëndror të filmit ku do të shfaqeshin sekuenca të filmit"Vitet e pritjes" të Esat Musliut e një poezi e shkrimtarit shqiptarVisar Zhiti.

Edicioni i dytë i Festivalit të KinemasëShqiptare në Romë që sivjet ka zgjedhur si bosht qëndror temën e tranzicionit,një periudhë historike që karakterizon jetën e dy vendeve, do të vvazhdojë në"Shtëpinë e Kinemasë"  në Romë deri ditën e premte më 11 shtator2020.

Nata e parë u mbyll me projektimin e filmittë restauruar "Tomka e shokët e tij" e regjisores Xhanfise Keko.