Ndodh mrekullia/ Pas shumë vitesh e martuar, 37- vjeçarja sjell në jetë trinjakët
Çifti nga Britania e Madhe kishin shumë vite tëmartuar por ende nuk kishin një fëmijë në jetën e tyre.
Gruaja e identifikuar si Niamh dhe bashkëshorti i saj humbën çdo shpresë. Pas pesë seancave me trajtime në "fekondimin invitro" nuk dhanë asnjë rezultat dhe Niamh nuk mundi të ngelte shtatzënë. Për këtë arsye ato menduan që të gjenin një nënë zëvendësuese.
Por mrekullia ndodhi dhe Naimh përjetoisimptomat e para të shtatzënisë.
37 - vjeçarja, pas një vizite tek mjeku mëoi se mbante në bark trinjakë të gjinisë femër.
Trinjaket erdhën në jetë më dhjetor të vitit2019 dhe njihen me emerat Molly, Chole dhe Megan.
“Jetaështë plot me ngjyra tani. Thjesht kam familjen që gjithmonë kam ëndërruar. Kammenduar gjithmonë që nuk do të kisha fëmijë, por kur mëson se do të sjellësh nëjetë tre të tillë, është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë nuk kisha para nëherën e fundit që aplikova fekondimin invitro, por babai më thirri dhe më thase ka depozituar në llogarinë time bankare shifrën e 7,600 eruove, aq sa ështëedhe kosto e kësaj ndërhyrjeje. Kur mora këtë lajm shpërtheva në lot. Tani ditë them se jam njeriu më i lumtur në botë”, tregonNaimh.