Dibër/ Operacioni “Porosia”, shkon në shtatë numri i të arrestuarve

Policia e Dibrës ka bërë me dije se ka shkuar në shtatënumri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Porosia”.

Personi më i fundit që ka rënë në prangat e uniformave blu është29-vjeçari Sh.P. i cili ka qenë bashkëpunëtor i gjashtë të arrestuarve të mëparshëmpër shpërndarjen e lëndëve narkotike në Bulqizë dhe në zonat përreth.

Shtetasit e tjerë ishin arrestuar me datë 30 gusht. Gjithashtubëhet me dije se operacioni vijon dhe priten edhe arrestime të tjera.

Njoftimi i Policisë

DVP Dibër

Vijon operacioni policor i koduar "Porosia".

Shkon në 7 numri i personave të arrestuar në kuadër tëoperacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor, pas disa muajsh hetime nga DVP Dibër,nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe finalizuar 3 javë mëparë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinëe Shtetit. 

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë nëveprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në vijim të hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin eNarkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcëne Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, gjatë hetimeve nëkuadër të operacionit "Porosia" ka rezultuar se shtetasi SH. P., 29vjeç, banues në Bulqizë, është bashkëpunëtor i 6 shtetasve të tjerë tëarrestuar më datë 30 gusht 2020, për veprimtari kriminale në fushën eshpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në qytetin e Bulqizës dhezonën përreth.

Si rezultat, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një pune tëmirorganizuar nga strukturat e DVP Dibër u bë u mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Operacioni vijon.