Covid-19 në Kosovë, më shumë të shëruar se sa të infektuar në 24 orët e fundit

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar më shumë të shëruar se sa të infgektuar me Covvid-19.

Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike njoftoi të hënën se nga 596 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 79 pacientë. Në njoftim thuhet se nga sëmundja janë shëruar edhe 104 persona ndërsa raste aktive janë 1.853.

Ndërkohë, janë shënuar edhe 2 viktima.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars.

Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 15.142, prej të cilëve 12.674 janë shëruar, ndërsa 615 kanë vdekur.