Dy të vdekur nga cikloni "Ianos" në Greqi
Dy persona janë konfirmuar të vdekur dhe njëtjetër është zhdukur pasi një stuhi e ngjashme me një uragan përfshiu Greqinë.
Qindra njerëz u bllokuan në ndërtesat epërmbytura ndërsa Cikloni Ianos, i njohur si një uragan mesdhetar, goditi zonatnë veri të Athinës.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka dërguartre zyrtarë të lartë në rajonin qendror më të goditur.
Shërbimet e trenave që lidhin veriun dhe jugune vendit janë ndërprerë.
Pamjet në mediat sociale treguan valë të mëdhanë plazhin në ishujt Jon të Kefalonia dhe Zakynthos të Premten.
Fluturimet dhe shërbimet e trageteve u anuluandhe turistët u këshilluan të qëndronin brenda.
Ndërsa Ianos u kthye drejt lindjes brendanatës, qyteti i Karditsa në veri të Athinës u përball me erërat me shpejtësideri në 120 km/orë që rrëzuan pemët dhe linjat e energjisë, dhe shkaktuanrrëshqitje të tokës.
"Kemitë bëjmë me një katastrofë totale," tha NikolaosGousios, një banor i fshatit aty pranë në Farsala.
Një burrë u gjet i vdekur në fermën e tij nëzonën e Karditsa ndërsa trupi i një gruaje u gjet nga shtëpia e saj të përmbyturnë një qytet afër, njoftuan mediat lokale.
Një grua tjetër me makinën e saj ende nukështë gjetur, thanë zjarrfikësit.