Pasojat e ciklonit "Ianos": Dëmtime të rrugëve, urave, humbën 3 jetë njerëzish dhe shumë bagëti
Moti i stuhishëm dhe përmbytjete fundjavës së kaluar në Greqi u kanë marrën jetën disa personave dhe kanë lënëdëme të shumta në infrastrukturën e vendit.
Cikloni "Ianos" ka lënë të paktën tri viktima dhetë zhdukur pas motit të egër që përshkoi në fundjavë ishujt jonianë deri nëGreqinë qendrore.
Mes personave që ndërruan jetë nga stuhia e fuqishme ështënjë fermer 63-vjeçar me origjinë shqiptare, një grua e moshuar e gjetur embytur brenda shtëpisë dhe një burrë i bllokuar nga shembja e çatisë.
Autoritetet po kërkojnë edhe një 43-vjeçare që mësohet setentoi të kalonte rrugët e përmbytura me automjetin e saj pak ditë më parë, porvetëm makina është arritur të gjendet deri tani.
Cikloni mesdhetar mbërriti të enjten në brigjet e Jonit,duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke ndërprerë linjat elektrike teksa lëvizi mënë qendër dhe më tej në lindje drejt Kretës.
Që në orët e para të stuhisë, shërbimi zjarrfikës mori mijëratelefonata nga qytetarët për të ndihmuar largimin e ujit nga shtëpitë e tyreteksa lumenjtë vërshuan zonat e banuara.
Për disa orë, forcat e shpëtimit punuan për zbrazjen e rrugëvenga pemët e rrëzuara dhe objektet e tjera të forta të zhvendosur nga era efuqishme ciklonare.
Lidhjet me tren mes Athinës dhe qytetit verior të Selanikutu ndërprenë përkohësisht.
Furnizimi me energji elektrike po rikthehet gradualisht në tëtre ishujt, me Qefaloninë që përball situatën më problematike, Itaka, zona më evështirë për t'u mbuluar me energji, dhe ishulli i Zakintit, ku problemet merielektrifikimin janë më të shtrira në hapësirë.
Infrastruktura paraqitet më e dëmtuar në rajonin e Kardisës,me ura dhe rrugë të shkatërruara, ndërkohë që dëshpërimi ka prekur fermerët qëraportojnë humbje në sasi të mëdha të gjëve të gjalla për shkak të përmbytjeve.
Gjatë natës së shkuar, autoritetet lokale punuan përevakuimin e banorëve të rrezikuar nga niveli i lartë i lumit Italikos, ndërsa egjithë zona është vënë në gatishmëri të lartë.