"Liderët e rajonit me lidhje biznesi", Abazoviç: Rama do më kontaktojë, më telefonuan 50 deputetë shqiptarë
Pjesëtarii qeverisë së ardhshme malazeze, shqiptari Dritan Abazoviç, mendon se lidhjetpersonale dhe të biznesit mund të jenë arsyeja se pse muajin e kaluarkryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbështeti paraprakisht partinë në ikje tëpresidentit, Milo Gjukanoviç.
Liderët e Ballkanit, mes tyre edhekryeministri Edi Rama, kanë lidhje biznesi me njëri-tjetrin prandaj dhe uintereson status quo-ja në politikën rajonale.
Dritan Abazoviç, lideri i partisë URA në Maline Zi dhe përcaktuesi i qeverisë së re atje, kritikoi muajin e kaluar vendimin eRamës që i bëri thirrje popullit malazez të votojë sërish pas 30 viteve me radhëpartinë në largim të presidentit Milo Gjukanoviç.
Këto kritika, politikani shqiptar i përsëritiedhe në fundjavë në një intervistë për mediet lokale.
"Nëse ndërhyjmë në punët e brendshme tënjë shteti tjetër, duhet pasur njëfarë parimi. Kryeministri i Shqipërisë i dhambështetje publike Milo Gjukanoviçit para zgjedhjeve. Nuk ia dha partiveshqiptare, por Gjukanoviçit, dhe tani po provon të më kontaktojë mua njësoj sinja 50 deputetë shqiptarë. Ndoshta ishte duke pikturuar karikatura që nuk na mbështetiatëkohë."
Abazoviç e ka një mendim se pse politikashqiptare mbështeti regjimin e Gjukanoviçit, që ai më parë e ka quajturdiktatorin e fundit të Evropës.
"Personalisht mendoj se është çështjebiznesi. Kjo është e vërtetueshme në nivelet e ulëta, me disa deputetë ngaShqipëria dhe njerëz të tjerë më influencë më Malin e Zi. Ka edhe që kanëhotele. Ndërsa qytetarët mendojnë se këta e bëjnë se janë të shqetësuar përshqiptarët, apo një tjetër për boshnjakët, apo tjetri për serbët dhe në fund përMalin e Zi."
Komentet e Abazoviçit vijnë në kohën kurpresidenti malazez Gjukanoviç pritet t'i japë stafetën e formimit të qeverisëtri partive opozitare që fituan shumicën në zgjedhjet e 30 gushtit.
Vetë 34-vjeçari në qeverinë e ardhshme përflitetse do marrë postin e kryediplomatit të vendit, që do e bënte atë shqiptarin ekatërt në krye të Ministrisë së Jashtme në Ballkanin Perëndimor.
Të mërkurën, ndërkohë, parlamenti malazezpritet të mbajë edhe seancën konstituive.
Tri partitë opozitare kanë siguruar 41 nga 81vendet e mundshme, ndërsa Partia e kryeshtetarit Gjukanoviç, koalicionishqiptar dhe minoritetet e tjera, numërojnë 1 deputet më pak së bashku.