Greqia rikthen masat shtrënguese: 40% e punonjësve të punojnë nga shtëpia, personat mbi 65 vjeç...
170 raste të reja dhe 7 viktima.
Kjo është ajo çka raportojnë autoritetet shëndetësore greke sa ipërket ecurisë së Covid-19 në shtetin fqinj.
Me shifrat e sotme, vendi helen numëron në total 15,142 rasteinfektimesh dhe 338 viktima.
Kjo ka bërë që duke nisur nga dita e hënë, në Greqi nis një valë tjetër masash shtrënguese, kryesisht në kryeqytetin Athinë, përcjell Ora News.
Kështu nuk do tëlejohen grumbullimet me më shumë se 9 persona; në dasma dhe funerale nuk lejohen më shumë se 20 persona, ndërsa mbyllenkinematë dhe koncertet por jo teatrot.
Ndërsa i ështëkërkuar sektorit publik dhe privat që 40% e punonjësve të punojnë nga shtëpia.
Sa i përket personave mbi 65 vjeç, u është kërkuar që të mos përdorin transportin publik dhe të mos takohen njeri për të paktën 14 ditë.
Këto masa, siç raportojnë mediat greke, do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 3 tetor. /A.R, Oranews