Kurti: Hoti nuk e di dallimin e liqenit artificial nga ai natyral, marrëveshja e dëmshme për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,në një konferencë për medie ka thënë se Hoti nuk e di dallimin e liqenevenatyralë nga ato artificialë.

Hoti, sipas Kurtit e ka barazuar liqenin eUjmanit me të Shkodrës, si rezultat i të cilës thotë se është nënshkruar njëmarrëveshje e dëmshme për Kosovën.

“Ujmanipërpara se të jetë ujë është tokë, është tok e mbushur me ujë dhe në këtëkuptim nuk mund të krahasohet me liqenet natyrore. Ohri është liqen tektonik,Shkodra është liqen natyror, ndërkaq Ujmani është liqen Artificial. Por nëseancën e mbajtur pardje Hoti e shpalosi që nuk e kupton dallimin. Në fjalimine tij ai i barazoj liqenin e Ujmanit me të Shkodrës. Pra në negociata meSerbinë e kemi pasur një person që nuk e kupton dallimin midis liqenit tëUjmanit dhe të Shkodrës, prandaj kemi ardhur me një marrëveshje të dëmshme përKosovën. Por që nuk do të mund të impementohet. Ajo marrëveshje, ai zotim i njëanshëm zhvlerëson nënshkruesin por kurrsesi nuk do të lejojmë që këtë t’ia bëjëKosovës." thënë Kurti.

Në këtë konferencë u bë e ditur që AleancaProgresive ka pranuar LVV-në si anëtare të sajë.