Tensionet me Turqinë, Mike Pompeo viziton Greqinë javën e ardhshme

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompoe viziton Greqinë javëne ardhshme.

Lajmin e jep gazeta helene “Kathimerini”, sipas së cilës numridy i Shtëpisë së Bardhë vjen në Greqi për të rishprehur edhe një herë qëndrimine SHBA-ve sa i përket tensioneve me Turqinë në Mesdheun Lindor, raporton OraNews.

SekretariAmerikan do të ketë një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ndërsa tëdielën e ardhshme, Pompeo do të vizitojë edhe bazën detare greke “Souda”.

Mike Pompeo vizitoi Qipron javën e shkuar ku kërkoi dialog për zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor. /A.R, OraNews