Baskin: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfshijë njohjen reciproke
Mark Baskin, profesor amerikan që ligjëron MarrëdhënietNdërkombëtare dhe Politikat Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK),beson se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje në një të ardhme, e cilamund të përfshijë njohjen reciproke.
Nënjë intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori Baskin thotë se pavarësishtkush fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, nuk do të ketë ndryshim në parimete përgjithshme të përkrahjes për Kosovën, por dallimin, sipas tij, kandidatëtmund ta kenë vetëm në qasje.
Aithotë se Kosova duhet të marrë shembull Kroacinë për unitetin e domosdoshëmpolitik në politikën e jashtme.
RadioEvropa e Lirë: ProfesorBaskin, fillimisht, si e vlerësoni situatën politike në Kosovë?
MarkBaskin: Është vlerësim ipërgjithshëm se qeveria aktuale nuk ka shumicë të fuqishme parlamentare dhepartitë tjera po mundohen që të përfitojnë nga kjo situatë. Ajo çka po shohimrealisht nga pjesa tjetër e opozitës është pritja e tyre që kjo qeveri të bie,gjë që është normale.
Radio Evropa e Lirë: Para disa ditësh, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington marrëveshje që u konsiderua si historike, por kryeministri Hoti u akuzua ashpër në Kuvend për këtë marrëveshje, e po ashtu edhe për procesin e dialogut në Bruksel. Cili është vlerësimi i juaj për marrëveshjen e Uashingtonit, a mendoni se ishte marrëveshje e drejt për Kosovën?
Mark Baskin: Mendoj se Kosova fitoi nga kjo marrëveshje njohjen ngaIzraeli që është një e arritur shumë e madhe. Kjo pikë, tregon qartëperspektivën për të ardhmen në tërë këtë proces, pasi demonstroi që Uashingtoniishte në anën e Kosovës në këtë proces. Dhe prandaj, edhe ofruan këtëmarrëveshje. Në këtë kuptim mendoj që ishte një fitore e madhe. Në anën tjetër,si në Uashington, Bruksel apo Berlin e kanë të gjithë të qartë se çdomarrëveshje e Uashingtonit kërkon edhe mbështetjen e BE-së dhe mendoj se kyishte një hap i mirë përpara.
RadioEvropa e Lirë: Partitëopozitare po e kritikojnë kryeministrin se po hapë çështje që janë cilësuar tëmbyllura. Si e vlerësoni ju një gjë të tillë?
MarkBaskin: Mendoj që në thelb e tërakjo është një lloj gare politike e cila është edhe normale, dhe nuk është rastvetëm në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera. Duhet ta kemi parasysh semarrëveshja e Uashingtonit është më shumë një set parimesh e nënshkruarndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Trump, dhe presidentit Vuçiq epresidentit Trump në anën tjetër.
Nuk ishte marrëveshje tipike si p.sh le të themi ajo e Dejtonit e vitit 1995 ku të gjitha palët u pajtuan për të bërë gjëra të caktuara. Unë e kuptoj opozitën në Kosovë pse po e bën këtë, është thjeshtë garë politike dhe pjesë e lojës.
RadioEvropa e Lirë: Amendoni se dialogu megjithatë do të rikthehet në Uashington kur të vijë koha enënshkrimit të një marrëveshjeje finale, gjë të cilën po e kërkon presidentiThaçi në mënyrë të vazhdueshme?
MarkBaskin: Nuk jam shumë i sigurt,por për një gjë jam i sigurt: çfarëdo marrëveshje duhet ta ketë bekimin eUashingtonit dhe Brukselit. Në këtë rast Kosova ka synim integrimeteuroatlantike duke përfshirë anëtarësimin në BE, e këtu ka nevojë për njohjennga pesë vendet që nuk e kanë njohur e në anën tjetër Kosova ka pasur përvojëtë jashtëzakonshme me SHBA-në, pasi që kjo e fundit e ka mbështetur atë që ngavitet e ’80, që nga administrata e Bushit. Kjo nënkupton që SHBA-ja kanëtreguar simpati dhe kanë ofruar mbështetje për të drejtat e njeriut në Kosovë.
Prandaj mendoj se nuk mund taevitoni mbështetjen e njërës apo palës tjetër, prandaj kudo që ndodh nënshkrimii kësaj marrëveshje, qoftë në Uashington apo Bruskel, vendi është iparëndësishëm në krahasim me nevojën që të dyja këto qendra të vendosjes, tëjenë në koordinim me njëra-tjetrën. E dimë që ka qenë kërkesë e PresidentitThaçi, i cili mbështet angazhimin e SHBA-së, por kjo ka të bëjë ndoshta mëshumë me përvojën historike në të kaluarën me të cilën është përballur Kosova.
Radio Evropa eLirë: Kosovaaktualisht është e angazhuar në dialogun e Brukselit. A besoni se do të mund tëarrihet marrëveshje e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë këtunjohjen reciproke?
Mark Baskin: Qëndrimet e kundërta rreth zgjidhjesfinale janë tipike në negociata, ku asnjëra palë nuk dëshiron që të dorëzohetderi në fund. Prandaj e kuptoj edhe pozicionin serb, por edhe atë të Kosovës.Por ajo çka është e rëndësishme është që të dyja palët po takohen në mënyrë tëvazhdueshme në Bruksel me ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçakut dhe Borellit dhemendoj se në fund do të arrijnë diçka.
Nuk jam i sigurt nëse kjo do të ndodhë sivjet, por eshoh këtë të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët, sërish edhe membështetjen e SHBA-së. Kjo do të ndodhte kur të dyja palëve t’u jepnin garancise SHBA-ja është në këtë proces dhe se e shohin këtë si mundësi të mirë për tëecur përpara.
Radio Evropa e Lirë: Kurthoni se prisni marrëveshje, a mendoni se do të ndodhë njohje reciproke, apothjeshtë normalizim i raporteve, term ky që përdoret në procesin e dialogut ngaBE-ja?
Mark Baskin: Nuk kamtop kristali që të parashikoj të ardhmen, por i di qëndrimet zyrtare. Mendoj senë fund të fundit do të pajtohen për njohje reciproke, por mënyra se si do tëarrihet kjo, për mua ende nuk është shumë e qartë, por do të përfundojë nëmënyrë pozitive dhe kam shumë shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë, pasi qëka edhe shenja se do të ndodhë. Besoj se Uashingtoni dhe Brukseli janë tënjëjtën linjë dhe do të japin garanci se të dyja palët do të respektohen dhepër këtë do të ketë dokumente me klauzola që garantojnë zbatimin e saj. Nukështë thjeshtë marrëveshje, por në të vërtetë është një proces, i cili sigurtqë do t’i ketë klauzolat për zbatim.
Radio Evropa e Lirë: A ështëAsociacioni i Komunave me shumicë serbe çelësi për këtë marrëveshje?
Mark Baskin: Përkëtë marrëveshje janë pajtuar dy herë deri më tani më 2013 dhe 2015. Prandajmendoj se të dyja palët duhet te pajtohen për mënyrën se si kjo do tërealizohet.
Radio Evropa e Lirë: Keni qenënë Kosovë qe një kohë shumë të gjatë dhe keni parë në praktikë shumëlegjislacione dhe Qeveri, kjo e fundit ka një shumicë minimale në Kuvend. A e shihni këtë si problem për të vazhduar procesin edialogut dhe për të zbatuar marrëveshjen eventuale?
Mark Baskin: Mendoj se kjo duhet të shihet nga dy aspekte: Evërteta është që kjo qeveri ka një shumicë shumë të vogël, që në njëfarë formeedhe e bën mjaftë të dobët, po realisht kjo është lloji i demokracisë të cilinKosova e ka, për shkak të sistemit të saj shumëpartiak. Në anën tjetër, mendojse do të ishte gjë e shkëlqyeshme sikur të gjitha partitë politike në Kosovë tëadaptonin disa parime të përgjithshme me të cilat do të mund të pajtoheshin.
Si shembull mund të merret Kroacia, kupavarësisht a ke qenë HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) apo SDP (PartiaSocialdemokrate), pavarësisht dallimeve të mëdha në shumë çështje, kanë pasurorientim të përbashkët të politikës së jashtme.
Atatë gjithë u pajtuan së bashku se duhet të ecin në luftën për pavarësi, mesynimin e qartë që t’i bashkohen NATO-s dhe BE-së. Pra, nuk kanë pasur dallimenë atë se në cilën parti politike kanë qenë, por kanë adaptuar një set tëparimeve. Është gjë e mirë për Kosovën që partitë politike pavarësisht se kushështë në pushtet të kuptojnë dhe të pajtohen se rruga përpara kërkon unitet.
Radio Evropa e Lirë: Këtëvit në SHBA është vit presidencial, a mund të pritet ndryshim qasjeje varësishtse kush i fiton zgjedhjet?
Mark Baskin: Mendoj seSHBA-ja ka ndjekur politikë konsistente në këtë rajon në 40 vitet e fundit dhegjithmonë. Dallime ka, por janë të vogla dhe josubstanciale. P.sh, e kemisenatorin Bob Dole një republikan dhe ish presidentin Bill Clinton demokrat qëishin kundërkandidatë në zgjedhje, por që të dy kanë ndarë perspektivë tënjëjtë pikëpamjesh për situatën këtu.
Prandajmendoj se nën një administratë eventuale të Bidenit, do të mund të gjeni njëqasje tjetër, por kjo do të jetë vetëm qasje, dhe jo parime themelore. Prandaj,mendoj se pavarësisht se kush është në krye te Shtëpisë së Bardhë, do të jenëmbështetës të fortë për procesin, kjo është bindja ime.
Mark Baskin është profesor universitar që ligjëron Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Politika Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) që nga viti 2014. Ai ka shërbyer në Kosovë në vitin 1999 në kuadër të UNMIK-ut, për një vit e gjysëm. Për më shumë se një dekadë ka shërbyer në misionet paqeruajtëse në Ballkan, ndërsa ka publikuar punime shkencore për Kosovën dhe rajonin./ REL