Kosova aksion kundër kazinove: Mes 35 të arrestuarve, 12 policë
Një operacion iorganeve ligjzbatuese në Kosovë çoi fundjavën e kaluar në shkatërrimin e 12kazinove ilegale dhe ndalimin e 35 personave e policëve të akuzuar përveprimtari kriminale. Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, pret që aksioni tëvazhdojë në ditët në vijim.
Policia e Kosovës ndërmori javën e kaluar një aksion nëzonën kufitare me Serbinë, ku prej kohësh dyshohet se ushtrohej veprimtaria etrafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit, kontrabandës, organizimit tëlojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës shtetërore.
Disa kazino ilegale u shkatërruan në fshatin lindor tëKaraçevës dhe 35 persona u ndaluan, mes tyre 12 zyrtarë policie që mendohet semundësonin kontrabandimin e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për aksionin në Kamenicë u informuan të hënën edhe ministrat e qeverisë Hoti, nga kreu i dikasterit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
“Në lidhje me këtë rast hetimet vazhdojnë ende dhe mund të ketë vazhdim të aksionit edhe në ditët në vijim”, tha Veliu.
Operacioni i së premtes mblodhi mbi 300 zyrtarë nga organe tëndryshme ligjzbatuese.
“Në operacion kanë marrë pjesë 317 zyrtarë të ndryshëm policorë nga njësitet e ndryshme nga drejtoria e kimive ekonomike, e trafikimit me qenie njerëzorë, feronzika, krime kibernetike, njësitë speciale, policët e rendit dhe zyrtarë të tjerë policorë”, tregoi Veliu në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Kosova miratoi në marsin e vitit 2019 një ligj ku ndalonte tëgjitha format e lojërave të fatit për 10 vite për shkak të lidhjeve të dyshuaratë sektorit me krimin e organizuar.
Vendimi u mor pas vrasjes së dy punonjësve të kazinove tëndryshme në harkun e pak ditëve.
Ish-qeveria Haradinaj e kohës e konsideroi masën në interestë sigurisë publike.
Sipas Shoqatës së Lojërave të Fatit në Kosovë vlerësohet sesektori punësonte rreth 4 mijë persona, ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit janëmbyllur rreth 500 pika bastesh në gjithë vendin.