Serbia do njohë pasaportat kosovare, Abrashi: Nisma e mini-Shengenit do heqë barrierat në kufi
Marrëveshjet që Kosova dhe Serbia arritën më 4shtator në Shtëpinë e Bardhë nuk i afruan dy palët vetëm ekonomikisht, porpritet të kontribuojnë edhe në njohjen e Kosovës nga Beogradi. Udhëtimi vetëmme pasaporta kosovare mes vendeve pritet të bëhet realitet së shpejti.
Pas mini-Shengenit dhe lëvizjes së lirë tëqytetarëve dhe mallrave, shqiptarët e Kosovës do mund të përdorin vetëmpasaportën kosovare për të fluturuar me linjën e re ajrore Prishtinë-Beograd.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, thotëse janë intensifikuar bisedimet dhe në to janë ofruar edhe kompani serioze tëhuaja, si gjermania "Lufthansa".
Avancime të tilla po bëhen në kuadër tëzotimeve të marra këtë muaj nga shtetarët e Kosovës dhe Serbisë për tënormalizuar raportet tregtare mes vendeve.
“...Kainiciativë që të udhëtohet nëpër regjion vetëm me letërnjoftime ose të hiqenedhe të gjitha barrierat dhe pengesat që ekzistojnë nëpër cilindo kufij, ...edhe nga Beogradi në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës, që do tëthotë se do ta njohin shtetin e Kosovës.”
Pas marrëveshjes së 4 shtatorit të dakordësuarnë Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia ditë më parë nënshkruan edhe letrat einteresit për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”Besi-Merdarë, si njëra ndër pikat e akordit ekonomik.
Ministri Abrashi pret që segmenti rreth 27kilometra i gjatë të kushtojë 250 milionë euro, ndërsa për hekurudhënPrishtinë-Nish, projekti duket më i komplikuar por sërish i realizueshëm.
“Ështënjë tunel që kërkon të rehabilitohet edhe ka kosto të madhe ai rehabilitim. ...do të shohim edhe një herë nëse kjo është traseja e duhur, ose të ndryshohettraseja në hyrje dalje të Prishtinës. Besoj që edhe këtë projekt do tarealizojmë në afat rekord.”
Një tjetër projekt gjeostrategjik në planinafatgjatë mbetet zgjatimi i hekurudhës me Shqipërinë, që do i siguronte Kosovësdalje në Adriatik.
“...Meautostradën për Merdare, e cila lidhë korridorin trans-evropian dhe me këtëhekurudhë që synohet me u ndërtua viteve në vijim me portin Adriatik, Kosovabëhet një nyje fuqishme e lidhjeve kryesore për Ballkanin dhe për EvropënQendrore.”
Në fillimin e muajit në Uashington,kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, biseduanedhe për projekte të tjera infrastrukturore që do gjeneronin vende të rejapune.
Qeveria kosovare synon që në katër-pesë vitete ardhshme vendi të bëhet nyjë strategjike e hekurudhave, e autostradave dhegazsjellësit duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik.