Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias thotë se pas përfundimit të marrëveshjeve me Egjiptin dhe Italinë, “tani është çasti që të vazhdohet me vendet e tjera.”

Ministria e Jashtme e Greqisë është duke përgatiturprocedurat për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje në Detin Jonin.Sipas ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, një gjë e tillë është ushtrimekskluziv i të drejtës që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin e që nukështë subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.

Duke folur për gazetën “Naftemporiki”, Dendias, thotëse qëllimi i qeverisë greke është delimitimi i të gjitha ujërave kufitare sipasparimeve të ligjit ndërkombëtar si dhe në konsultim me fqinjët.

“Pasi përfunduam marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, është çasti që të vazhdojmë me vendet e tjera,” tha Dendias pa iu referuar konkretisht Shqipërisë.

I pyetur në Athinë më herët nga gazetarët mbipropozimin e kryeministrit Edi Rama, që të dy vendet t’i drejtohen GjykatësNdërkombëtare të Hagës ose një pale të tretë, Dendias thotë se kjo është gjë qëpo merret në shqyrtim nga qeveria.

Një gjë të tillë Dendias e përmend edhe në intervistëne fundit për gazetën “Naftemporiki”, por thekson se të dy palët duhet të biendakord për një gjë të tillë. Këtu kreu i diplomacisë helene i referohet rastittë fundit me Turqinë dhe thotë se deri më tani Turqia e ka refuzuar mundësinëqë palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.