Me shpejtësi skëterrë, shqiptari i bën zbor policisë italiane, kalon tre postoblloqe

Çmenduri në rrugë. Një 24- vjeçar shqiptar i kabërë zborin policisë italiane në rrugët e qendrës së qytetit të Pistoia-s dhe nëperiferi.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit.Do të duhej të ishte një kontroll rutinë, por i riu shqiptar, me precedent të mëparshëmpenal dhe me një urdhër dëbimi, ka refuzuar bindjen ndaj urdhrit të policisë.

Shkak për këtë është bërë fakti se podrejtonte mjetin pa leje drejtimi.Kaq ka mjaftuar që ai të xhirojë gomat dhe tëkalojë tre postoblloqe policie.

Pas disa minutash ndjekje, i riu ka humburkontrollin e mjetit duke u aksidentuar. Pavarësisht kësaj ai tentoi të lërgohejnë këmbë por u kap nga policia.

Gjatë arrestimit raportohet se ka plagosur njëagjent policie.

Ai do të dalë para gjykatës për gjykim.