Hajdari: Propozimi i PS-së për lista të hapura, truk për ti mbajtur të mbyllura në 90%
Deputetja, Rudina Hajdari, thotë se propozimii PS për hapjen e listave 100% nuk është asgjë tjetër veçse një truk për timbajtur listat e mbyllura në 90% të saj.
Në një intervistë për Rtv Ora, ajo thotë sekjo nismë është antikushtetuese dhe bie ndesh edhe me deklaratat e vetëkryeministrit Rama.
Hajdari: Propozimi që bëri PS mbledhjen e kaluar ishte një njëtruk për të thënë se listat janë të hapura. Ajo çfarë del nga propozimi i PS ështëqë kryetari përcakton renditjen e kandidatëve, rrjedhimisht edhe listënfituese. Me votën parapëlqyese përcaktonthjesht një korrektim të listës. Si propozim jo vetëm bie ndesh me faktin qëlistat nuk hapen 100% por bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënëpara një muaji. Në Kushtetutë kemi përcaktuar që listat duhet të jenë të paktën70% të hapura, ky propozim i mban listat totalisht të mbyllura gati në 90% të listës.Propozimijo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por edhe me frymën e deklaratave që ka bërë jo vetëm Rama por edhepërfaqësues të tjerë të PS.
Ndaj Hajdari ka dalë me një propozim për mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare ku kërkon që emrat në listën e subjektit zgjedhor të renditen sipas rendit alfabetik duke filluar nga shkronja A.
Hajdari: Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë megjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend tërenditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik. Partia karol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyesepër kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend. Kjo bën që kryetari të mos ketë tëdrejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve.
E ndërsa PD-LSI nuk kanë marrë ende një përgjigjenga Gjiknuri mbi kërkesën e tyre për t'iu drejtuar OSBE-ODIHR për ekspertizë,Hajdari thotë se koha nuk është në funksion të procesit.
Hajdari: Nuk ka shumë kohë për vendosjen e ndryshimeve kushtetuesenë kod. Duhet ta kishim bërë në fund të korrikut. Duhet të mos ndryshojmë kodinzgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve dhe jemi 7 muaj para zgjedhjeve. Nëse e shtyjmënë kohë procesin dhe vazhdojmë të pyesim ODIHR për ndryshime në kod që është kompetencëe ligjvënësit, nuk ka nevojë të japë ODIHR garanci plus.
Hajdari shmagu komentet për pragun elektoraldhe koalicionet duke theksuar se në tryezën e Këshillit Politik është vetëm përtu dalë zot hapjes së listave.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Hajdari do tëgarojë nën siglën e partisë më të re "Nisma Thurje".