Plagosi fqinjin te Astiri, policia shpall në kërkim 20 vjeçarin/Emri

Një 20-vjeçar, dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri në këmbë i 45-vjeçarit Spartak Beqaraj pasditen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet.

Policia e ka identifikuar me  inicialet A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dheshoqërimin e tij.

Sakaq Beqaraj ndodhet në spital, nën kujdesine mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë njëkonflikt mes fqinjësh.